
Biden nuk merr përgjegjësi për rritjen e inflacionin, refuzon të përgjigjet për balonën spiune kineze
Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se nuk mban përgjegjësi për rritjen e inflacionit në SHBA. Bideon i justifikua se çmimet ishin në rritje kur ai mori detyrën në vitin 2020.
Presidenti i SHBA-së i tha gazetarëve që do të përgjigjet vetëm ekonominë gjatë janarit, duke refuzuar që t’i përgjigjej çdo pyetjeje për balonën spiune kineze që po fluturonte mbi Montana,
Ai u përgjigj me një ‘jo’ të prerë kur u pyet nëse merrte ndonjë përgjegjësi për rritjen e çmimit nën presidencën e tij. “Inflacioni ishte këtu kur unë mora detyrën në presidencë”, tha Biden.
“E mbani mend se si ishte ekonomia kur erdha këtu? Inflacioni po rritej. Ne nuk po prodhonim asgjë në vend. Ishim në vështirësi ekonomike serioze.’
Inflacioni në janar 2021 kur Biden mori detyrën ishte 1.4%, ndërsa shifrat e fundit të dhjetorit ishin 6.5% , nga një kulm prej 9% në qershor 2022.