alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Biden paralajmëron Rusinë për pasoja katastrofike nëse pushton Ukrainën

20/01/2022, 17:59
ne Bota
A A
Pushtimi rus, Biden e thotë qartë: Forcat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë!

Pushtimi rus, Biden e thotë qartë: Forcat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë!

Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë mes tensioneve në rritje me Rusinë. Ai paralajmëroi homologun e tij rus që të zgjedhë rrugën diplomatike e të mos sulmojë Ukrainën, një mesazh që u theksua edhe nga Sekretari i Shtetit Blinken, gjatë vizitës së tij në Kiev këtë javë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton.


-Lexo edhe:

“Nuk lëshojmë territor”, Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

Disfata e Putinit, ukrainasit hapin ekspozitë me tanket e shkatërruara ruse (Foto)

Në një konferencë shtypi, në prag të përvjetorit të tij parë në detyrë Presidenti Joe Biden paralajmëroi Rusinë mbi pasojat e rënda me të cilat do të përballet nëse sulmon Ukrainën.

“Rusia do të mbahet përgjegjëse nëse pushton Ukrainën. Kjo do të varet nga ajo që Moska do të bëjë. Nëse bëhet fjalë për një inkursion të vogël, ne do të debatojmë se çfarë duhet të bëjmë. Por nëse ata ndërmarrin atë që janë në gjendje të bëjnë, me gjithë ato forca të grumbulluara në kufi, kjo do të sillte pasoja shkatërrimtare për Rusinë, nëse do të pushtonte Ukrainën. Aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të vendosin kosto të rënda, me një dëm të konsiderueshëm, ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse”, tha ai.

Prej javësh tashmë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dislokuar me dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, në atë që Kievi dhe Uashingtoni, e kanë cilësuar si një kërcënim të qartë. Presidentët Biden e Putin zhvilluan dy biseda telefonike në dhjetor ndërsa javën e kaluar, ekipet diplomatike u takuan në tre kryeqytete evropiane në një përpjekje për të qetësuar situatën.

‘Zëri i Amerikës’ bisedoi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Kiev, ku ai u takua me udhëheqësit ukrainas në shenjë mbështetjeje ndaj këtij vendi.

“Ne i kemi ofruar Rusisë një zgjedhje të qartë, një zgjedhje mes vazhdimit të dialogut dhe diplomacisë nga njëra anë ose përplasjes e pasojave nga ana tjetër. Ne kemi qenë së fundmi të angazhuar në një seri bisedimesh intensive diplomatike me Rusinë, drejtpërdrejt me ne (SHBA-në) përmes dialogut strategjik e të stabilitetit, në NATO permes Këshillit NATO-Rusi, si dhe në OSBE, Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Shpresa ime mbetet që Rusia do të ndjekë rrugën diplomatike. Kjo është qartësisht (zgjedhja) e preferueshme”, tha zoti Blinken.

Kritikët e Presidentit Biden në Kongres thonë se ai duhet të jetë i prerë me zotin Putin.

“Aktualisht duhet të përqendrohemi tek ndalimi i një sulmi dhe jo të flasim për atë që ndodh më pas. Ajo që ndodh më pas nuk ka vend për diskutim. Rusët do të ndihen shumë mirë ditën e parë të pushtimit. Pas kësaj, rruga bëhet shumë e vështirë, gjë që e kanë ndeshur në vende të tjera. Të pushtosh një vend është shumë e vështirë, të kushton gjak e para. Presidenti (Biden) thotë se ai ia ka vënë në dukje këtë Presidentit Putin dhe kjo është diçka që duhet theksuar ndërsa bëjmë përpara”, thotë senatori republikan James Risch.

Jeremi Suri, profesor historie në Universitetin e Teksasit, thotë se Presidenti Biden ka marrë mësime nga Lufta e Ftohtë kur bëhet fjalë për komunikimin me Rusinë.

“Një nga mësimet e Luftës së Ftohtë është se duhet bërë e qartë se deri ku është kufiri, në mënyrë që të mos ketë perceptime të gabuara. Ndaj mendoj se është e rëndësishme që ai (Joe Biden) po sigurohet që Vladimir Putin të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara. Por ai po tregon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë synime të kufizuara. Synimi ynë nuk është që Ukraina të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s, por ne (SHBA) nuk do të lejojmë që një fuqi e jashtme të na diktojë të ardhmen e aleancës. Pra mendoj se është e rëndësishme të vendosësh kufij të qartë”.

Por çfarë pritet të ndodhë mes dy fuqitë e mëdha? Sekretari Blinken takohet të premten me homologun e tij rus për një raund tjetër bisedimesh diplomatike. Ndërkohë, Presidenti Biden thotë se është Presidenti Putin ai që vendos mbi lëvizjen e tij të ardhshme, ndërsa Ukraina, vëzhgon e pret. /VOA/

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

1239770553
Bota

“Nuk lëshojmë territor”, Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

22/05/2022, 21:31
Bota

Disfata e Putinit, ukrainasit hapin ekspozitë me tanket e shkatërruara ruse (Foto)

22/05/2022, 21:17
Bota

Parlamenti ukrainas shpall të paligjshme simbolet e ushtrisë ruse “Z” dhe “V”

22/05/2022, 20:27
Bota

Rusia kundër NATO-s, kush do të tërhiqet i pari? Lëshimet që palët pritet t’i bëjnë njëra-tjetrës

22/05/2022, 19:24
Bota

Vladimir Putin nxjerr në terren “terminatorët”, çfarë janë të aftë të bëjnë tanket që janë parë në Ukrainë?

22/05/2022, 18:51
Bota

Presidenti polak flet në Parlamentin ukrainas: Askush nuk mund të përcaktojë të ardhmen tuaj!

22/05/2022, 18:28
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Granit Xhaka i dyshuari kryesor, Federata Angleze hap hetim për kartonin e verdhë ku u fitua shuma e madhe në baste

Granit Xhaka i dyshuari kryesor, Federata Angleze hap hetim për kartonin e verdhë ku u fitua shuma e madhe në baste

Ulet numri i infektimeve nga Covid-19, MSH: 28 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bien lehtësisht infektimet, MSH: 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In