Bota17 Maj 2022, 16:21

Biden pret në zyrë udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë, diskutime mbi aplikimin në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Biden pret në zyrë udhëheqësit e Finlandës dhe

Biden e thotë hapur: SHBA-të nuk do përpiqen që të rrëzojnë Putinin nga pushteti

Presidenti Amerikan Joe Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë për të diskutuar aplikimet e tyre në NATO.

Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate për shtyp.

“Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti finlandez Sauli Niinistö do të bashkohen me Biden në Uashington për të biseduar rreth vendimit të tyre për të kërkuar anëtarësimin në NATO.

Ata do të diskutojnë gjithashtu për sigurinë evropiane, si dhe forcimin e partneriteteve tona të ngushta në një sërë çështjesh globale dhe mbështetjen për Ukrainën“- tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.

Bota Biden NATO