Bota13 Prill 2022, 07:59

Biden quan për herë të parë ‘gjenocid’, krimet e Rusisë në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Biden quan për herë të parë ‘gjenocid’, krimet e

Biden quan për herë të parë 'gjenocid', krimet e Rusisë në Ukrainë

Presidenti Joe Biden tha të martën se mizoritë që po ndodhin në Ukrainë kualifikohen si gjenocid, një përcaktim që ai e kishte shmangur më parë, por Presidenti është  bindur, pasi pamjet nga qytetet e shkatruara nga trupat ruse janë të frikshme.

“Unë e quajta gjenocid sepse është bërë gjithnjë e më e qartë se (Presidenti rus Vladimir) Putin thjesht po përpiqet të fshijë edhe idenë e të qenit ukrainas. Provat po shtohen,” u tha Biden gazetarëve në Iowa pasi përdori termin gjenocid më herët në një fjalim.

“Është ndryshe nga ajo që ishte javën e kaluar, aq më shumë prova po dalin,” vazhdoi ai. “Fjalë për fjalë, gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë  dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë për shkatërrimin.Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin, ndërkombëtarisht, nëse kualifikohet apo jo,por sigurisht kështu më duket mua”, përfundoi Presidenti Joe Biden.

Ishte një përshkallëzim dramatik retorik në pikëpamjen e SHBA-së për atë që po ndodh në terren në Ukrainë, të cilën Biden e ka konsideruar më parë si krime lufte.

Ai mori vlerësime të menjëhershme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili filloi të akuzonte Rusinë për kryerjen e gjenocidit brenda vendit të tij javën e kaluar.

“Fjalët e vërteta të një lideri të vërtetë @POTUS”, shkroi Zelensky në Twitter. “Të quash gjërat me emrat e tyre është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes. Ne jemi mirënjohës për ndihmën e SHBA-së të ofruar deri më tani dhe ne kemi nevojë urgjente për më shumë armë të rënda për të parandaluar mizoritë e mëtejshme ruse.”/CNN

Bota Joe Biden Rusia Ukraina