
Pas gjetjes së disa dokumenteve sekrete nga ekipi ligjor, presidenti i SHBA-së, ka deklaruar se dokumentet do t’i dorëzohen Departamentit të Drejtësisë.
Gjetja e dokumentave ka ngjallur reagime të shumta, megjithëse Biden ka thënë se ishte befasuar nga gjetja e tyre dhe se ekipi i tij kishte ndërmarrë veprimet e duhura në përgjigje të situatës.
Gjatë fjalimit të mbajtur ditën e sotme, pas situatës së krijuar, presidenti i SHBA-së shpjegoi detajet se si do të vijojnë procedurat.
“Avokati im ka shqyrtuar vende të tjera ku janë ruajtur dokumentet nga koha ime si nënkryetar dhe kanë përfunduar shqyrtimin mbrëmë. Ata zbuluan një numër të vogël dokumentesh të shënjimit të klasifikuar në hapësirat e magazinimit dhe dollapët e dosjeve në shtëpinë time dhe bibliotekën time personale. Kjo është bërë në rastin e Qendrës Biden Penn.
Menjëherë është njoftuar Departamenti i Drejtësisë dhe avokatët kanë marrë masa që Departamenti i Drejtësisë të marrë dokumentet. Pra, ju do të shihni, ne do të shohim të gjitha këto të shpalosen, unë jam i sigurt”, tha Biden.
Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.