Bota19 Shtator 2022, 15:58

Biden shpall fundin e pandemisë: Të gjithë janë në formë mjaft të mirë!

Shkruar nga Pamfleti
Biden shpall fundin e pandemisë: Të gjithë janë në

SHBA planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shpallur fundin e pandemisë. Gjatë një interviste të dhënë këtë të diel për “60 Minutes”, në CBS, Biden theksoi se megjithëse bota vazhdon të përballet me infeksionet e COVID-19, rrezikshmëria e virusit nuk është e ngjashme me fillimet e pandemisë.

“Pandemia ka mbaruar“- u shpreh Biden, duke shtuar se: “Ne kemi ende një problem me COVID. Ne jemi ende duke bërë shumë punë për të. Por pandemia ka mbaruar. Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë. Dhe kështu mendoj se po ndryshon.”

Numri i infeksioneve me COVID-19 është zvogëluar ndjeshëm që nga fillimi i mandatit të Bidenit. Shifrat e tmerrit, me 3,000 amerikanë viktima të virusit vdekjeprurës çdo ditë, ranë për shkak të kujdesit të shtuar, ilaçeve dhe vaksinimeve të disponueshme antiCovid. Po ashtu, me kalimin e kohës mutacionet e virusit sa vinin dhe dobësonin fuqinë goditëse të Covid-19, ndërsa popullata krijoi gradualisht – për shkak të infektimit në masë – imunitet natyral.

Tanimë, rreth 400 persona ndërrojnë jetë në ditë për shkak të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, sipas CDC-së. Vet presidenti amerikan, Joe Biden, kaloi më shumë se dy javë i izoluar në Shtëpinë e Bardhë, pasi u infektua dy herë me COVID-19, duke filluar nga korriku. Ndërkaq, bashkëshortja e tij Jill u infektua me virusin në gusht. Për Biden, rastet e lehta janë dëshmi e përmirësimit të masave gjatë presidencës së tij.

Bota COVID-19 Joe Biden