Bota29 Korrik 2022, 16:02

“Biden të mos luajë me zjarrin”, Moska paralajmëron SHBA-në lidhur me tensionet në Tajvan

Shkruar nga Pamfleti
“Biden të mos luajë me zjarrin”, Moska paralajmëron

Rusia ka deklaruar se mbështet Kinën në tensionet e krijuara mes Tajvanit dhe SHBA-së, duke paralajmëruar këtë të fundit se çdo lëvizje e gabuar mund të përkeqësoje situatën.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka paralajmëruar presidentin amerikan Joe Biden, që të mos “luajë me zjarrin” në lidhje me Tajvanin, gjatë një telefonate e cila zgjati më shumë se dy orë mes dy liderve. Tensionet e larta mbetën prezentë mes dy vendeve pasi Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA njoftoi për një vizitë të mundshme të kryetares Nancy Pelosi në ishull muajin e ardhshëm.

Në një deklaratë për mediat , sekretari i shtypit i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

“Ne besojmë se asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë ta vërë në dyshim këtë ose të ndërmarrë ndonjë hap provokues”, tha Peskov.

Ai gjithashtu paralajmëroi SHBA-në në lidhje me “lëvizjet e gabuara” të cilat sipas tij mund të sjellin tensione pasi bota tashmë është e mbingarkuar me probleme rajonale dhe globale. Lidhjet midis Moskës dhe Pekinit janë forcuar që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit  janë forcuar që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt.

Kina ka refuzuar të kritikojë veprimin e Rusisë, duke fajësuar SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e Moskës dhe ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Kremlinit.

Xi edhe më herët ka përdorur një gjuhë të tillë për të bindur Uashingtonin që të mos mbështesë publikisht Taipein. Nëntorin e kaluar, Xi gjithashtu paralajmëroi presidentin e SHBA në një samit virtual se Kina ishte e përgatitur të merrte masa vendimtare nëse Tajvani bën ndonjë lëvizje drejt pavarësisë që kalon vijat e kuqe të Pekinit.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949 pas një lufte civile që përfundoi me një fitore komuniste në kontinent. Ata nuk kanë marrëdhënie zyrtare, por të dyja palët thonë se janë një vend dhe pajtohen se cila qeveri ka të drejtën e udhëheqjes kombëtare. /apnews

Bota KIna Moska Rusia SHBA Tajvani