Politike28 Nëntor 2018, 08:56

Bie fuqia e ‘demonit’ Ilir Meta, shkrihet KLD dhe hapet rruga e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta

Shkruar nga Pamfleti
Bie fuqia e ‘demonit’ Ilir Meta, shkrihet KLD dhe hapet rruga e

Bie fuqia e 'demonit' Ilir Metës, shkrihet KLD dhe hapet rruga e luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta

Paniku dhe tmerri kanë pushtuar politikanët shqiptarë të lidhur me krimin e korrupsionin, ku në krye qëndron Ilir Meta. Qetësia për gjithë ‘bandën’ politike po merr fund, pasi tashmë gjithçka është gati për të nisur gjuetinë e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshirë në afera. Dje u mbyll vetingu për të gjithë kandidatët për KLGJ e KLP, ndërsa Arta Marku njoftoi se më 11 dhjetor ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por çfarë do të ndodhë me ngritjen e këtyre organeve te reja.

Çfarë do të sjellin KLGJ dhe KLP? Këto dy organe cilësohen ndryshe si qeveria e drejtësisë. Ato kanë në dorë emërimet, shkarkimet, transferimet dhe gjithçka ndodh në drejtësi. Gjëja e parë që do të ndodhë me ngritjen e KLGJ është shkrirja e KLD. Sipas dispozitave transitore dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në momentin që KLGJ merr jetë, KLD del jashtë loje. Kjo do të thotë se vitin tjetër ky institucion nuk do ekzistojë, shkruan ‘Sot’.

Bashkë me të del jashtë drejtësisë dhe Presidenti Ilir Meta, i cili do ketë të drejtë vetëm të propozojë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Momentalisht Meta drejton KLD dhe përmes këtij institucioni ka shumë ndikim në drejtësi. Por ngritja e KLGJ ja heq atij fuqinë dhe e nxjerr komplet jashtë drejtësisë. Por më e rëndësishmja është se me ngritjen e tyre, hapet dhe rruga e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas ligjit, KLGJ dhe KLP janë organet që hapin garën dhe përzgjedhin anëtarët e këtyre dy organeve.

Ngritja e SPAK

Sipas nenit 179 të Kushtetutës, Prokuroria e Posaçme nis punë brenda 2 muajsh nga ngritja e KLP. “Prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme do të emërohen brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ligjit. Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari. Transferimi i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit”, thuhet aty. E njëjta gjë vlen dhe për KLGJ. KLP ngrihet brenda dhjetorit dhe kjo do të thotë se në janar hapet gara për SPAK, në mënyrë që deri në shkurt të ketë përfunduar procesi. Pra SPAK me shumë gjasë në shkurt nis të konstituohet. Fillimisht do jenë 10 prokurorë, ndërsa më pas do shtohet stafi.

Pra tani nuk e ndal dot askush Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Pasi të ngrihen këto organe, nis puna për Byronë e Hetimit. Godinat për të gjitha institucionet janë gati. Nga ana tjetër ndërkombëtarët do të sjellin pajisje speciale dhe do japin asistencë teknike. Një tjetër element që duhet theksuar është se në SPAK të parët që kanë të drejtë të futen janë anëtarët e Krimeve të Rënda. Deri më tani asnjë gjyqtar dhe prokuror i këtij institucioni nuk ka ngelur në veting. Kjo do të thotë se dhe emrat që do godasin të korruptuarit janë projektuar. Pra mbyllja e vetingut për anëtarët e KLGJ dhe KLP është një sinjal i qartë për të gjithë të korruptuarit se tani nuk ka asnjë pengesë në goditjen e tyre. 

Politike Ilir Meta Korrupsioni