Ekonomi15 Gusht 2022, 17:29

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, më lirë se para luftës; Bordi i Transparencës në “gjumë letargjik”

Shkruar nga Pamfleti
Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, më

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rënie në bursë, kjo për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së Kinës të regjistruar në muajin korrik, shkaktuan rënie të kërkesës për naftë.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua në Korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga Marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë.

Ekspertët ekonomikë shprehen se kërkesa për naftë po dobësohet pasi logjistika e brendshme dhe kërkesa e konsumatorit pengohen nga çmimet e larta rekord të naftës. Ulja e kërkesës ka sjell rënie të çmimit të naftës edhe në bursë.

Nafta në bursën amerikane ra me 1,06 Dollarë ose 1,2% duke arritur 91,03 Dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta e papërpunuar Brent ra 1.14 Dollarë, ose 1.2%, në 97.01 Dollarë për fuçi. Duke shënuar shifrat më të lira të naftës krahasuar edhe me çmimet e para luftës.

Ndërkohë në Shqipëri Bordi i Transparencës ka rënë në “gjumë letargjik” pasi, prej kohësh rënia reale e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtarë, nuk reflektohet në tregun tonë. Përkundrazi në rastet kur ka rritje të çmimit të naftës në tregun global, reagimi i bordit është në kohë rekord.

Ekonomi bursë nafta ulet