Aktualitet18 Prill 2018, 16:14

Bie nga pallati ku po punonte, gjen vdekjen e menjëhershme 40-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Bie nga pallati ku po punonte, gjen vdekjen e menjëhershme

Bie nga pallati ku po punonte, gjen vdekjen e menjëhershme 40-vjeçari në Tiranë

Një 40 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga një pallat në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, mësohet se ai ishte duke punuar në një pallat qe ishte në ndërtim në rrugën “Xhorxh Bushi”.

Shtetasi B.A. 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Informacion paraprak

Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia një shtetas.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Xhorxh Bush” në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A. 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.

Aktualitet 40 vjeçari Pallati Vdekje