Bota 1 Tetor 2022, 16:25

Bie numri i infektimeve me Covid-19, 42 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Shkruar nga Pamfleti
Bie numri i infektimeve me Covid-19, 42 raste të reja dhe asnjë humbje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit ka pasur, 42 raste të reja me covid-19 dhe asnjë humbje jete. Shifrat kanë pësuar rënie të lehtë krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan 48 raste të reja.

Sipas MSH, janë kryer 722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 482 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 66

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 722

Testime totale 1,982,318

Raste pozitive 331,117

Raste të shëruara 327,046

Raste Aktive 482

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 254

Elbasan 40

Fier 37

Vlorë 31

Durrës 22

Gjirokastër 23

Dibër 20

Lezhë 20

Shkodër 13

Korçë 10

Berat 9

Kukës 3

Covid-19 #Ditore COVID-19 Rastet