Bota21 Shtator 2022, 20:06

Bie numri i infektimeve me Covid-19, 95 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Shkruar nga Pamfleti
Bie numri i infektimeve me Covid-19, 95 raste të reja dhe asnjë humbje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit ka pasur, 95 raste të reja me covid-19 dhe asnjë humbje jete. Shifrat kanë pësuar ulje krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan 114  raste të reja.

Sipas MSH, janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec.

Janë 831 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i pandemisë.

Statistika (21 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 95

Të shëruar në 24 orë 115

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 702

Testime totale 1,976, 414

Raste pozitive 330,664

Raste të shëruara 326,244

Raste Aktive 831

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 402

Shkodër 96

Elbasan 72

Fier 63

Vlorë 51

Durrës 40

Gjirokastër 27

Korçë 21

Lezhë 21

Dibër 19

Berat 18

Kukës 1

Covid-19 #Ditore COVID-19 Rastet