Bota21 Korrik 2022, 19:15

Bie sërish numri i të infektuarve me Covid-19 / 1336 raste të reja asnjë humbje jete.

Shkruar nga Pamfleti
Bie sërish numri i të infektuarve me Covid-19 / 1336 raste të

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit ka pasur 1336 raste të reja me covid-19 dhe asnjë humbje jete. Shifrat kanë rënë krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan 1480 raste të reja.

Sipas MSH, janë kryer 2749 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 1336 qytetarë, në këto bashki:

517 në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnje, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan.

Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 1029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1336

Të shëruar në 24 orë 1029

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2749

Testime totale 1,894,914

Raste pozitive 301,394

Raste të shëruara 288,047

Raste Aktive 9,826

Humbje jete 3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 5,733

Durrës 751

Fier 729

Vlorë 466

Berat 408

Shkodër 391

Elbasan 388

Lezhë 293

Korçë 250

Gjirokastër 210

Dibër 135

Kukës 72

Covid-19 #Cocid19 MSH Rastet