Aktualitet30 Janar 2023, 07:15

Bien temperaturat, mësohet si do jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti
Bien temperaturat, mësohet si do jetë moti sot

Në orët në vijim priten të shfaqen vranësirat si fillim në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë, por më të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore në Veri dhe Lindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Për sa i përket, Republikës së Kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin mbeten sërish problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët POR të ftohtë, pasi temperaturat e ajrit do të bien sërish, si rezultat i masave të ftohta Lindore që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit. Pjesa e dyte e ditës do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë republikën e MV ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veri-veriperëndimore POR mundësia për reshje është thuajse zero.

Aktualitet moti