Aktualitet12 Janar 2023, 07:34

Bien temperaturat! Mësoni si parashikohet moti për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Bien temperaturat! Mësoni si parashikohet moti për ditën e sotme

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -3 deri në -5 grade, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 4 -6°C në veri, 11-14°C ne zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri – Lindje me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 ballë në det të hapur.

Kosova

Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin e Kosovës deri në pasdite, ku parashikohet që në zonat veriore dhe pjesërisht Qendrore vranësirat të gjenerojnë reshje të pakta dëbore. Ndërsa zonat perëndimore dhe Jugore do të jenë me mot të qëndrueshëm, KU do të kenë edhe intervale me kthjellime. Mbrëmja dhe nata do të sjelli alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Maqedoni e Veriut

Territori i MV do të përfshihet nga masat ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pasditja do të theksojë përkohësisht vranësirat në një pjesë të mirë të MV, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të jetë në ndikimin masave te ftohta verilindore duke kushtëzuar, mot të kthjellët por të ftohtë ku temperatura të ulëta do të përjetojë edhe gadishulli i Ballkanit ndërsa mbetet situata problematike në Evropën veriore dhe atë lindore ku reshjet e dendura të dëborës do të jenë prezente gjatë gjithë ditës. Po ashtu, pjesërisht qendra e kontinentit do të vijojë me reshje shiu e dëbore por në sasi disi më të pakta.

Aktualitet 12 Janar 2023 moti