
Bilanc tragjik i luftës në Ukrainë, Kievi: Rusia ka kryer mbi 26 mijë krime që nga fillimi i bombardimeve
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja të rënda jo vetëm ekonomike, por edhe njerëzore. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm raportoi se që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka kryer 26, 465 krime lufte në vend.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe u regjistruan 12, 482 krime kundër sigurisë kombëtare, duke përfshirë 8, 630 shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës .
Po ashtu janë raportuar 1, 512 incidente të tradhtisë së lartë. Që nga fillimi i luftës , prokuroria ka hapur 1450 çështje penale për krime ndaj fëmijëve./tgcom24