Bota 6 Shkurt 2023, 20:58

Bilanci i frikshëm i tërmetit në kufirin Turqi-Siri; 3 mijë të vdekur, 15 mijë të plagosur dhe mbi 6 mijë ndërtesa të rrënuara

Shkruar nga Pamfleti
Bilanci i frikshëm i tërmetit në kufirin Turqi-Siri; 3 mijë

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë ka përditësuar disa nga të dhënat lidhur me dëmet e shkaktuara dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sipas informacioneve të fundit  nga operacionet e kërkim-shpëtimi plotë 6,445 njerëz janë shpëtuar nga ndërtesat e shembura pas tërmeteve të së hënës, ndërsa 12,068 persona kanë mbetur të plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani 5,606 ndërtesa të ndryshme janë shkatërruar totalisht si pasojë e tërmetit të madh dhe pasgoditjes së fuqishme në Turqinë juglindore.

Ndërkohë në Siri mësohet se kanë mbetur të plagosur mbi 2450 perona, duke përfshirë provincat e Aleppo, Hama, Latakia, Tartus dhe pjesët e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim.

Ndërkohë deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 3 mijë persona, ndërsa shumë të tjerë janë nën rrënoja.

Bota Siria Termet Turqia