Sport19 Maj 2022, 20:23

"Biletat i ka blerë mafia shqiptare", kryetari i tifozëve të Fejnordit ndez alarmin pak ditë para finales së Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
"Biletat i ka blerë mafia shqiptare", kryetari i tifozëve

"Biletat i ka blerë mafia shqiptare", kryetari i tifozëve të Fejnordit ndez alarmin pak ditë para finales së Tiranës

Gjithçka e ezauruar për finalen e Conference League, por shitja e 8500 biletave të vëna në dispozicion nuk shkoi siç prisnin tifozët. Asgjë nuk shkoi mirë, pak arritën ta blinin biletën për shkak të prishjeve të vazhdueshme të sistemit dhe problemeve që lidhen me ndërhyrjet e shumta në të njëjtën kohë për të rrëmbyer një biletë për stadiumin me 19 mijë vende që do të presë finalen. 

Vetëm 4 mijë bileta janë në dispozicion për mbështetësit e dy skuadrave. Në total rreth 8 mijë tifozë nga Holanda pritet të zbarkojnë në Tiranë. Kis Lau, kryteari i shoqatës së tifozëve të Fejnordit është shprehur në mediat holandeze se çmimi fillestar i vendosur nga shqiptarët për të lënë biletat e tyre ka qenë 3000 euro. 

“Po shohim se çmimet e biletave në tregun e zi po bien ndjeshëm. Javën e kaluar kanë kërkuar 3000 euro për një biletë. Tani mund të blihet një biletë për 500 euro nëse jeni me fat. Mendoj se ka shumë njerëz që janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë.” 

Ai u bën thirrje tifozëve të jenë të kujdesshëm. “Ju i blini ato bileta nga njerëz që mund të mos kenë gjithmonë qëllime të mira. Kam dëgjuar se shumë bileta kanë rënë falas në duart e shqiptarëve të pasur, ndoshta edhe të mafias vendase, të cilët duan të përfitojnë një avantazh të konsiderueshëm financiar prej tyre.” 

Sport finalja e Conference League Kis Lau kryteari i shoqatës së tifozëve të Fejnordit