Showbiz 9 Shkurt 2023, 11:04

Bill Gates në një romancë të re, i lidhur me 60 vjeçaren Paula Hurd

Shkruar nga Pamfleti
Bill Gates në një romancë të re, i lidhur me 60

Bill Gates në një romancë të re, i lidhur prej kohësh me 60 vjeçaren Paula Hurd

Ai është fotografuar së fundmi në shoqërinë e 60-vjeçares Paula Hurd, e cila sipas DailyMail është e dashura e tij e re.

Hurd është e veja e njërit prej presidentëve të kompanisë ‘Oracle’, Mark Hurd, i cili vdiq në moshën 62-vjeçare në vitin 2019, pas një beteje me kancerin.

“Ata janë të pandashëm”, thotë një mik i çiftit për DailyMail.com.

“Ata kanë qenë së bashku për mbi një vit dhe ajo është përshkruar gjithmonë si një ‘grua misterioze’, por nuk është mister për rrethin e tyre të ngushtë që ata janë në një lidhje romantike”, tha burimi.

Dikur vetë një drejtuese e teknologjisë, Hurd tani është një planifikuese dhe organizatore ngjarjesh e.

Fotografitë e të dyve u publikuan në atë kohë, por Hurd nuk ishte identifikuar.

Ka të ngjarë që çifti të jetë njohur përmes dashurisë së tyre të përbashkët për tenisin.

Para takimit të tyre në ‘Australian Open’ në janar, ata ishin parë për herë të fundit duke parë Laver Cup 2022 së bashku në “The O2 Arena” në Londër, në shtator.

Lifestyle #Paula Hurd bill gates romancë