Kosova15 Gusht 2022, 13:00

Bisedë me Begajn për ‘Ballkanin e Hapur’? Osmani: Nuk u ra radha çështjeve që s’biem dakord!

Shkruar nga Pamfleti
Bisedë me Begajn për ‘Ballkanin e Hapur’? Osmani: Nuk u ra

Bisedë me Begajn për ‘Ballkanin e Hapur’, Osmani: Nuk u ra radha çështjeve që s’biem dakord!

‘Ballkani i Hapur’ nuk ka qenë çështje diskutimi në takimin dypalësh mes Vjosa Osmanit dhe Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj.

Lajmi u konfirmua nga vetë Osmani, e cila gjatë një prononcimi për mediet pas konferencës së përbashkët me Begajn, u shpreh se në bisedë “kokë më kokë” të kryer me homologun shqiptarë, folën për çështjet e shumta që bien dakord, aq sa nuk u ra radha atyre pak tematikave për të cilat palët nuk bien dakord.

Më tej, Osmani kërkoi që palët të respektojnë qëndrimet e njëra-tjetrës mbi këtë çështje.

“Kemi gjetur aq shumë pika që pajtohemi saqë atyre shumë pak në të cilat nuk rakordohemi nuk i erdhi radha. Në e respektojmë qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, ndaj njëjtë kërkojmë që edhe të respektohet qëndrimi ynë. Arsyet pse e kemi kundërshtuar ende qëndrojnë. Serbia fillimisht të ndalojë retorikën konflikt nxitëse, të respektojë integritetin tonë shtetëror, të na njohë si shtet dhe më pas flasim për këtë gjëra”, tha Osmani.

Prishtine osmani