Aktualitet18 Tetor 2022, 18:16

Bisedimet për “bashkim", si kurth i Sali Berishës!

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet për “bashkim", si kurth i Sali Berishës!

Me njerëz të pa qartë dhe qëndrime apo edhe “delfinë” të Berishës brenda tyre, me qëndrime, as mish e as peshk, që po dëshmojnë një pjesë e tyre, aksioni politik dhe vendimmarrja do të jetë, në rastin me të mirë e keqkuptuar, në rastin më të keq e korruptuar.

Shkruan Nebil Çika

Për të gjithë ata që besojnë tek vullneti i Berishës për bashkimin e PD!

Sot e dëgjova të fliste në Kryesinë e fitores, pikërisht, në ditën e takimit të negociatorëve Bardhi- Paloka. Asnjë fjalë për bisedimet, kandidatët e përbashkët etj. Foli vetëm për primaret tij.

Edhe aleatëve të tij, u vuri kufirin tek thana: “Sillni kandidatët tuaj ti votojmë ne në primare”- iu tha. Mendoj se z. Berisha është më i qarti nga të gjithë në këto ditë të “estradës politike” qe e quajnë “negociata për bashkim”.

Ai nuk e do bashkimin dhe kandidatët e përbashkët dhe këtë e dëshmon publikisht duke e injoruar e mos folur fare për këtë gjë, pikërisht sot kur gjithë vëmendja e publikut ishte përqendruar tek bisedimet për bashkim.

Por ndërkohë që Berisha nuk e ka fare në agjendë bashkimin, se nuk i interesin fare për të, ai po i përdor të ashtuquajturat bisedime për të fituar kohë e për të mbajtur të bllokuar PD zyrtare e cila, me apo pa dashje, po bën lojën e tij duke mos vepruar politikisht.

Alibeaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PD dhe drejtues të tjerë kanë detyrimin të rikthejnë aktivitetin e plotë të partisë duke mbledhur e vënë në punë forumet drejtuese, Kryesinë, KKPD, Kolegjin e Kryetarëve, degët etj.

Vetëm veprimtaria e Grupit Parlamentar nuk mjafton.

Ata duhet të ndërtojnë një filozofi politike, program e strategji ndryshe të PD nga ajo e Sali Berishës por të bërë dallimin.

Distancimi nga Berisha si individ dhe forumet e tij nuk mjafton.

PD duhet të bëjë atë që nuk bëri dot kur drejtohej nga Berisha edhe në kohën kur kryetar ishte Basha, të zhvendoset ne linjën e djathtë apo qendrës së djathtë si e vetmja mundësi për të përfaqësuar elektoratin.

Kjo është rruga e vetme e tyre për përballë përpjekjeve të Berishës për të marrë në kontroll opozitën dhe imponuar pushtetin e tij me çfarëdo mënyrë e çmim.

Por për të bërë këto përveç vullnetit politik është rëndësi edhe koha dhe për mendimin tim ata janë shumë vonë por kjo nuk do të thotë që nuk mund të rikuperojnë.

Në se ata vazhdojnë ta kushtëzojnë aktivitetin politik me lëvizjet e Berishës nuk kanë asgjë në vijë.

Nuk besoj se të gjithë deputetët, në këtë grup e linjë janë të aftë e të qartë politikisht sa ta kuptojnë situatën e te reagojnë drejtë. Nga deklarimet e tyre publike shoh paqartësi politike dhe llogari ordinere për interesa personale.

Por besoj se ka shumë midis tyre që mendojnë politikisht, e kuptojnë situatën dhe kanë detyrimin të veprojnë tani duke aktivizuar partinë në se nuk duan të asgjësohen politikisht.

Prej kësaj, me rënien në kurthin e bisedimeve pa fund dhe intrigave të tjera të Berishës, rrezikojnë të humbin përparësinë më të madhe të tyre ndaj tij, përkrahjen e SHBA, Britania e Madhe dhe BE, shumë e rëndësishme për politikëbërjen në Shqipëri.

Ata kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë Berishën dhe askënd që bashkohet apo mbështet atë.

Por që ta gëzosh e të përfitosh nga kjo përkrahje e madhe ndërkombëtare duhet të ekzistosh, të japësh shenja jete e të tregosh se je dhe mund të bëhesh faktor politik i besueshëm dhe i konsiderueshëm.

Prandaj mendoj se bllokimi tek bisedimet, ndërkohë që fundi i dështuar i tyre po deklarohet qartë nga Berisha, nuk është shpresë e as projekt politik por vetasgjësim.

Në se kanë një projekt politik qoftë si parti, grup apo edhe individual duhet ta demonstrojnë, të veprojnë politikisht. Duhet të ndajnë mendjen edhe brenda grupit parlamentar, përfundimisht, kush do të ndjekë Berishën dhe kush jo.

Me njerëz të pa qartë dhe qëndrime apo edhe “delfinë” të Berishës brenda tyre, me qëndrime, as mish e as peshk, që po dëshmojnë një pjesë e tyre, aksioni politik dhe vendimmarrja do të jetë, në rastin me të mirë e keqkuptuar, në rastin më të keq e korruptuar. Prandaj një vendimmarrje politike, përtej grupit parlamentar, është emergjente pasi këto forume përbëhen edhe nga njerëz që i kapërcejnë interesat pragmatike e personale që mund të kenë një pjesë e deputetëve.

Besoj që PD zyrtare i ka kapacitetet e duhura për të vepruar politikisht ndërkohe që forca të tjera të afta politikisht presin to bashkohen asnjë në se arrin të jap shenja jete dhe veçanërisht të bëjë diferencën nga Berisha.

Nuk është e vërtetë qe Berisha ka shumicën siç po përpiqet ti imponohet opinionit ai. Shqiptarët, brenda apo jashtë PD, që duan dhe presin një forcë konservatore tipike, ideologjike, politike e morale janë shumë më shumë se sa militantët dhe spekulantët e mbledhur rreth Berishës.

Ata presin që një strukturë politike e tillë të shfaqet dhe PD zyrtare i ka të gjitha gjasat të bëhet e tillë. Ndarja në PD, pavarësisht shkakut, nxjerrjes “non grata” të Berishës nga SHBA, në thelb është bërë mbi linja ideologjike, e majta e sajë me Berishën e djathta e sajë kundër tij. Por, në se ai po e menaxhon me kapacitet të plotë pjesën e tij, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe ata që drejtojnë e përfaqësojnë pjesën tjetër.

Forum Alibeaj Berisha kurth PD