Bota24 Janar 2023, 08:58

Bisedimet për dërgimin e tankeve në Ukrainë, Stoltenberg takon ministrin gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Sytë janë në Berlin sot, ku sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, do të takohet me ministrin gjerman të të mbrojtjes Boris Pistorius.

Prej kohësh Gjermania është përfshirë, në një debat nëse do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë,  dhe nëse do t’i lejojë aleatët të dërgojnë rezervat e tyre në vendin e shkatërruar nga lufta.

Sipas “Sky News”, Gjermani ka deklaruar se nuk do të pengojë nëse Polonia vendos të dërgojë tankenë Ukrainë.

Por në Bruksel dje,  u tha se se Gjermania do të punonte në bashkëpunim me aleatët e saj.

Ndërkohë, Polonia ka thënë se nëse nuk merr miratimin, mund të bëjë një koalicion dhe të dërgojë tanket gjithsesi.

Bota Gjermani Ministri gjerman Stoltenberg