Sport19 Tetor 2019, 10:29

“Bishtaleci magjik”: Doja të prisja këmbët, iu luta doktorit

Shkruar nga Pamfleti

Legjenda Gabirel Batistuta ka treguar dhimbjet e mëdha që i ka shkaktuar ky sport dhe në një rrëfim të tij ka treguar se i ka kërkuar doktorit t’i presë këmbët.

“Kam ndjerë dhimbje, dhimbje dhe më shumë se dhimbje. Operimi ishte zgjidhja që e unë e kërkoja të pakten para 6-7 vitesh. Do të shohim në 40 ditë nëse mund të eci normal dhe dhimbja të largohet përfundimisht.

“Sapo ndalova së luajturi pashë që kyçet e mia ishin copash, kockat nuk ishin aty ku duheshin dhe nuk mbanin një peshë prej 86-87 kilogramësh. Lëvizjet filluan të më ngadalësoheshin. Pata të njëjtat probleme si Van Basten, por ai i tha mjaft dhimbjesa në moshën 28-vjeçare.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Nuk mund të ngrihesha nga shtrati në disa ditë. Qaja nga zemërimi dhe i thoja vetes: ‘Nuk mund të vazhdoj më kështu’. Ndjehesha i sëmurë, aq i sëmurë sa shkova te një miku im doktor dhe i kërkova të më këpuste këmbët. Insistova dhe iu luta atij. I thashë se kjo nuk ishte më jetë”, – tha “bishtaleci magjik”. Argjentinasi ka vuajtur shumë gjatë viteve të fundit, pavarësisht se ka lënë një pasuri prej 242 golash të shënuar te Fiorentina, Roma dhe Interi, ndërsa 54 rrjeta ka prekur me Argjentinën.

Sport Fiorentina Gabriel Jesus Inter