alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë ambasadës për të përgjuar amerikanët!

25/01/2022, 17:45
ne Aktualitet, Politike
A A
Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë ambasadës për të përgjuar amerikanët!

Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë ambasadës për të përgjuar amerikanët!

Biznesmeni Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij. I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ai ka thënë se shteti i Berishës në atë kohë i grabiti tokën pranë ambasadës amerikane më qëllimin që ta merrte SHIK-u i asaj kohe për të përgjuar amerikanët.


-Lexo edhe:

Roland Bejko: Berishës i shkojnë pas ata me të cilët ka ndarë paratë, PD nuk vjen kurrë në pushtet me të

“Ju bën presion shqiptarëve nga banaqet”, Kryemadhi: A vepron ligji kur evazionin e kryejnë njerëz nën ombrellën e Ramës?

“Bleva 270 metra katror tokë pranë ambasadës amerikane. Ishte tokë shtet ajo që bleva, pagova paratë, u bë projekti dhe filluan punimet. Pasi filluan punimet, isha në Itali dhe kur u ktheva në Shqipëri pas një jave, vëllai më thotë që ta kanë marrë objektin. Shkoj atje dhe shoh që po punonin të tjerë në objektin tim dhe i them çfarë po bëni në objektin tim, aty del njëri dhe më thotë “ik nga këtu ose do të betonojmë këtu, ti nuk ke punë me ne, ke punë me bashkinë, ne na e ka dhënë bashkia”. Me pak fjalë ishte bërë një grabitje e objektit tim nga bashkia që në atë kohë e drejtonte Sali Kelmendi nën siglën e PD dhe të Berishës. Bashkia kishte marrë vendim që ia kishte dhënë truallin një firme ndërtimi nga Vlora. Takova drejtuesin e firmës së ndërtimit dhe ai më tha që kishte marrë projektin për ndërtimin e apartamenteve për punonjësit e SHIK-ut. Në tokën time po ndërtoheshin apartamente për SHIK-un. Ndërsa katin e parë do ta merrte Tritan Shehu për ta bërë klinikë dhe ashtu u bë fillimisht. Vendi ishte shumë i sigurt se ishte pranë ambasadës, aty kisha projektuar apartamentin e familjes time, por nuk ndodhi, shteti ma mori. Shteti ma bëri këtë gjëmë. SHIK-u mori truallin tim afër ambasadës amerikane. Për çfarë i duheshin SHIK apartamentet pranë ambasadës, për të përgjuar amerikanët? Kohë më vonë mësova që kjo ishte e vërtetë, që kjo ishte arsyeja. Beteja ime vijoi pasi hodha në gjyq bashkinë dhe e fitova gjyqin. Por kjo nuk kishte më rëndësi pasi ata ma kishin marrë truallin, ishte zaptuar”, u shpreh Sotiraq Naçi.

SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare

Sotiraq Naçi tregon se si i rrëmbyen vajzën dhe si e shpëtoi me ndihmën e policisë dhe si më pas fitoi azilin politik në SHBA në vitin 1997.

“Kanë dashur edhe të më eliminojnë fizikisht. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për t’u vrarë, në policinë e asaj kohe kishte akoma atribute për të mbrojtur njerëzit.

Policia dhe SHIK-u ishin një tjetër gjë, nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Në ’97 më rrëmbyen vajzën, vajza ishte 14 vjeçe. I vura gishtin strukturën së SHIK-ut që më bënin terrorin. Kur më rrëmbyen vajzën, pas 10 orësh më bënë një telefonatë dhe më thonë që vajza nodhet me ne dhe ajo ka gjetur jetën e vet dhe do të shkojë në Gjermani dhe që ajo kërkon nga ty që t’i japësh 50 mijë dollarë.

Unë i them që tradita jonë e do që vajzën ta puth në ballë dhe ta uroj për një jetë të lumtur dhe nëse ju ma realizoni këtë do t’iu jap edhe juve 100 mijë dollarë. Ata e hëngrën këtë karrem dhe më thonë po dhe ku do të takohemi që ta marrim.

Pa më sjellë vajzën i thashë nuk iu jap asgjë dhe takimin e bëmë te kafe “Amerika”. Vijnë dy persona me vajzën. I thashë vajzës eja, u nis të vinte, por njëri nga ata nuk e lejoi. Sa bënë tre hapa ata që hynë erdhën 10 policia dhe i kapën të dy dhe i arrestuan dhe ne morën vajzën. Policia më thotë që largohem disa ditë deri sa të sqarohet situata.

Policia më thërret dhe më tregon që të dy ishin në qeli. Nuk më interesonte më asgjë përveç familjes time dhe përgatitëm terrenin për t’u larguar në Amerikë. Fitova azilin politik dhe u largova në SHBA.”– u shpreh Sotiraq Naçi.

Si më arrestoi me grupin e Xhaferrit shteti i Berishës në ’97!

Sotiraq Naçi tregon si e gjeti veten në pranga bashkë me grupin e Xhaferrit me të cilin nuk kishte asnjë njohje, madje kishte futur edhe paratë te firma piramidale e Xhaferrit.

“Shkova në SHBA për të sistemuar vajzën me shkollën, por kur u ktheva në Shqipëri, më 22 janar në orën 1 të natës, 12 SHIK-sa bastisin shtëpinë time dhe më arrestojnë. Mua më kishin arrestuar bashkë me grupin e Rrapush Xhaferrit, më futën aty pasi nuk gjenin dot spekulime të tjera për të më arrestuar. Më arrestuan për përvetësime dhe spekulime të mëdha në popull.

Nuk kisha asnjë firmë piramidale. Madje paratë e shtëpisë i futa te Xhaferri. Unë isha i arrestuar bashkë me Xhaferrin, i cili ndërkohë më kishte marrë paratë. Me Xhaferrin nuk kisha njohje, e njihja vetëm si klient të hotelit tim. Kishte një dashnore, Rabije dhe vinte me atë aty.

Xhaferrin e kisha klient në hotel. Madje Xhaferrit i thashë se mos bën ndonjë mbrojtje që cënon dinjitetin tim, ai më tha jo nuk kam asnjë punë me ty. Unë i kisha humbur të gjitha, por ndërkohë më bënë bashkëpunëtor. SHIK-u ishte ai që bëri gjithçka.”– u shpreh Sotiraq Naçi./ Dritare.net

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Roland Bejko: Berishës i shkojnë pas ata me të cilët ka ndarë paratë, PD nuk vjen kurrë në pushtet me të

17/05/2022, 20:24
Politike

“Ju bën presion shqiptarëve nga banaqet”, Kryemadhi: A vepron ligji kur evazionin e kryejnë njerëz nën ombrellën e Ramës?

17/05/2022, 20:14
Politike

“Te inceneratorët ka firmosur Rama”, Berisha: Shoqëria nuk reagoi si duhet, të ngrihemi kundër qeverisë

17/05/2022, 20:05
"Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë"/ Berisha sërish akuza Ramës: Po asgjëson një vepër 3 mijë vjeçare!
Politike

“Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë”/ Berisha sërish akuza Ramës: Po asgjëson një vepër 3 mijë vjeçare!

17/05/2022, 20:05
Beteja në Apel/ Berisha tenton të intimidojë Alibeajn, ironizon negociatat për Presidentin e ri: Shembulli tipik i marrëdhënieve “Rama-Alibasha”!
Politike

Beteja në Apel/ Berisha tenton të intimidojë Alibeajn, ironizon negociatat për Presidentin e ri: Shembulli tipik i marrëdhënieve “Rama-Alibasha”!

17/05/2022, 19:40
"Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve"/ Abuzimet me pasurinë publike, Rama ironizon opozitën: Duhet të gllabërojmë edhe Teatrin e Operës!
Politike

“Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve”/ Abuzimet me pasurinë publike, Rama ironizon opozitën: Duhet të gllabërojmë edhe Teatrin e Operës!

17/05/2022, 19:28
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Sa i dëmshëm është shtimi i sheqerit në kafe

Sa i dëmshëm është shtimi i sheqerit në kafe

Shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës, reagon presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut

Shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës, reagon presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut

Lajmi i Dites

Intervista/ Nga afera CEZ-DIA, te presionet për para dhe financimi i LSI, rrëfimi i Vojsava Ismailajt që ka tronditur Ilir Metën

17/05/2022, 19:32

Lajmet e fundit

Analiza satirike/ Nga ministrush Ulsiu i mërzitur te biseda me Majkon për mjekrën si të Shalsit; çfarë nuk u pa nga konferenca me Pompeon

Analiza satirike/ Nga ministrush Ulsiu i mërzitur te biseda me Majkon për mjekrën si të Shalsit; çfarë nuk u pa nga konferenca me Pompeon

17/05/2022, 20:24

Roland Bejko: Berishës i shkojnë pas ata me të cilët ka ndarë paratë, PD nuk vjen kurrë në pushtet me të

17/05/2022, 20:24
“Karrige mistrece”, incident i sikletshëm për Hygerta Sakon gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë (Video)

“Karrige mistrece”, incident i sikletshëm për Hygerta Sakon gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë (Video)

17/05/2022, 20:17

“Ju bën presion shqiptarëve nga banaqet”, Kryemadhi: A vepron ligji kur evazionin e kryejnë njerëz nën ombrellën e Ramës?

17/05/2022, 20:14

“Te inceneratorët ka firmosur Rama”, Berisha: Shoqëria nuk reagoi si duhet, të ngrihemi kundër qeverisë

17/05/2022, 20:05
"Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë"/ Berisha sërish akuza Ramës: Po asgjëson një vepër 3 mijë vjeçare!

“Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë”/ Berisha sërish akuza Ramës: Po asgjëson një vepër 3 mijë vjeçare!

17/05/2022, 20:05
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Rikthehet në skenë Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj. Një ditë më parë një gazetë austriake publikoi një shkrim tronditës për familjen presidenciale, pasi shprehet se një shtetas shqiptar ka kërkuar azil në Austri sepse kërcënohet nga Meta.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #cez #dia #austria #offshore #qipro
  • Ish kryeprokurori tentoi ta paraqiste ambasadorin e SHBA si një “sekser” të rëndomte që kërkonte të shpëtonte nga gjykimi “Bankers Petrolium” dhe si diplomatin që kërkoi arrestimin e kryeparlamentarit Meta. E vërteta e konfliktit Llalla- Donald Lu ka qënë kërkesa që t’i dorëzohej dosja e skandalit “CEZ-DIA” Departamentit të Drejtësisë së SHBA dhe të hetohej trafiku i kokainës me Kolumbinë, që realizohej nga Agron Kuliçi 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #adriatikllalla #ilirmeta #saliberisha #cez #dia #amerika #kokaine #kolumbia
  • Pesë vjet pas Çadrës, Edi Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entuziazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhtinë e 17 majit”.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #saliberisha #lulzimbasha #pd #lsi

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In