Të paktën 2 persona mbetën të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën nga dy shpërthime dhe të shtëna mitrolozi në Bejrut.
Pas më shumë se një viti nga shpërthimi tragjik me mbi 100 viktima, kryeqyteti libanez është gjetur mes trazirave pasi përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal ishin mbledhur pranë gjykatës për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, kreut të hetimit të shpërthimit në portin e kryeqytetit libanez.
Libani është tronditur muajt e fundit nga trazirat dhe mungesa e energjisë, me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë sidomos gjatë javëve të fundit.
Sipas mediave vendase, nga shtatë të plagosurit janë në gjendje kritike.