Aktualitet 3 Nëntor 2022, 22:58

Bledi Çuçi vijon talljen/ Trifon Murataj i “Bana King” bredh i lirë, ministri krenohet me kapjen e 33 kg kokainë

Shkruar nga Pamfleti
Bledi Çuçi vijon talljen/ Trifon Murataj i “Bana King”

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas aksionit të policisë në portin e Durrësit ku u sekuestruan 33.5 kg kokainë.

Ministri e ka shitur si një super aksion kapjen e kokainës, por në fakt duket se kjo është tallja e radhës. Droga vërtet u kap, por të gjithë pyesin se si ka mundësi që një kompani vijon e qetë aktivitetin dhe ajo as nuk bllokohet dhe as ndiqet penalisht. Po ashtu pronarit të saj nuk i hyn gjemb në këmbë.

Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.

Ministri përveç përgëzimeve duhet të japë dhe shpjegime se përse nuk arrestohet pronari i “Bana King”, Trifon Murataj.

Aktualitet #Bana King Çuçi