Tironcit autoktonë janë katandisur minorancë, specie në zhdukje.
Shkruan Bledi Mane
1./
Nuk e bënin dot të tyren dhe si fillim e rrethuan me favellat e periferive. E lakuan, e rrethuan dhe iu harlisën me Paskuqanin, Bathorren, Babrrunë. Më pas si metastaza iu lëshuan dhe zbritën poshtë nëpër rrugica, lagje, mëhalla derisa ia pushtuan urbanizimin, financat, institucionet dhe sot komandojnë çdo vertebër dhe gjymtyr të Tiranës. Shembullin më flagrant ja ku e keni. Tironcit autoktonë janë katandisur minorancë, specie në zhdukje. Mirësevini jo në Bashkinë e Tiranës por mirëse u futët në Komunën e Tiranëve:
❌Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës nga Ura Vajgurore/ Berat
❌Toni Gogu, kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Lapardhaja/Berat
❌Vjollca Braho, nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Paramithia/Çamëri
❌Luan Bregasi, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Mallakastra
❌Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë Tiranë nga Shkodra
❌Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë Tiranë nga Zagoria/Gjirokastër
❌Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë nga Golloborda/Dibër
❌Joni Baboçi, drejtor i Urbanistikës, dhëndëri i Fatmir Xhafës, nga Frakulla/ Fier
❌Renato Kalemi, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun nga Katundishta/Këlcyrë
❌Genc Kojdheli, drejtor projektesh nga Cakrani/Fier
❌Taulant Tusha, drejtor i Punëve Publike nga Laçi/Kurbin
❌Ermal Kapllani, drejtor i Policisë Bahkiake nga Sevasteri/Vlorë
❌Julia Dhame, drejtoreshë e Promovimit të Tiranës nga Përmeti
❌Denis Dedej, drejtor Komunikimi i Bashkisë nga Durrësi
❌Keti Luarasi, drejtoreshë e Burimeve Njerëzore nga Luarasi/Kolonjë
❌Arli Naska, drejtor i Taksave Vendore nga Qatromi/Korçë
❌Maringlen Qato, drejtor i INUV nga Novaj/Skrapar
❌Elton Kacidhja, drejtor i NShP2 nga Dropulli/Gjirokastër
❌Adriatik Merko, administrator i Njësisë Bashkiake Nr.6 Kombinat nga Lopëzi/Tepelenë…
2./
Nëse kam harruar emrin e ndonjë drejtori tjetër, mos përto por shtoje ti në komentet e tua!
😉🙋♂️