Aktualitet22 Gusht 2018, 13:32

Bledi Mane: “Vrasësi” Ilir Meta kthehet në vendin e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Në jurispudencën penale, një idiome klasike mbetet e tillë pavaresisht vendit apo individit : “Krimineli një dite kthehet në vendin e krimit”.

E tërheqin mijëra arsye në formë rezonancash të padukshme, sepse kërkon të bëjë bilancin me gjurmët nëse duken apo jo?

Dhe krimi si gjithmonë zbulon vetveten. Presidenca e Republikes së Shqiperise, sot qe pa gdhire, shpërndau fotografinë e Ilir Metës, bashkë me familjen qënkësh ngjitur deri në majën e malit të Tomorrit. Një nga malet legjendare e te bekuar që shikohet nga çdo cep i atdheut, sot është katandisur si nje plak zgjebarak i kafshuar nga makutëria.

 E kanë gërmuar, e kanë poshtëruar, ia kanë tharë palcën, florën, faunën dhe prej shpatullave të tij deri në 2417 metra mbi nivelin e detit, kane nxjerrë pllaka guri duke ia përdhosur shenjtërinë.

Nuk ka nevoje askush të dije se cili individ apo parti politike ka licensuar biznesmenët e guroreve. Sot u ngjit mbi shpatullat e Tomorrit, tutori i shkatërrimit. Dhe si padashje, në foton familjare na tregoi sesi e ka katandisur malin e perëndive.

 Ndoshta shkoi të rrëfehet e të kërkoje falje, ndoshta shkoi atje lart për t’u ngujuar prej turpit në teqenë bektashije e për të mos u kthyer më në Tiranë…

Ndërkohe mua, mali i Tomorrit më fanepset porsi djalli. Porsi Petrit Vasili me fanepset. I plakur, i poshtëruar, i lodhur, i mekur…


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Forum Bledi Mane: “Vrasësi" Ilir Meta kthehet në vendin e krimit