Aktualitet28 Qershor 2022, 12:59

Blendi Fevziu përplaset me analistin: Unë Ramën s'e kam në hesap fare, s'jam legen të rri si qen para europianëve

Shkruar nga Pamfleti
Blendi Fevziu përplaset me analistin: Unë Ramën s'e kam

Gazetari Blendi Fevziu është përplasur në “Opinion” me analistin Artan Hoxha teksa po komentohej sjellja e vendeve të Europës lidhur me procesin e integrimit.

I pari ishte Hoxha i cili iu drejtua Fevziu duke thënë se është i frustruar dhe i ngjan Ramës dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e drejtuesit të “Opinion”.

“Kur kam për ta thënë  diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo e them, ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë”, tha gazetari.

Debati:

Hoxha: Ju e kuptoni që keni një frustracion që i ngjani shumë Ramës dhe po t’ju çojnë në një një mjedis europian do silleni si Rama edhe ju.

Fevziu: Këtë s’ma thua dot që kam unë frustracion.

Hoxha: Frustracion po shoh unë këtu.

Fevziu: Një minutë, një minutë se po më flet mua, se the ju të tre. E para nuk kam frustracion jo për Ramën, që as e pyes dhe s’e kam në hesap ndonjëherë, por as nga këta europianët, nuk rri si legen aty sa herë të trajtojnë si qen, siç po trajtojnë sot pasagjerët në linjat europiane.

Hoxha: Ky është frustracioni.

Fevziu: Dhe kur kam për ta thënë diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo them ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë.

Hoxha: Ky është frustracioni o Fevzo.

Fevziu: Jo, frustracion është të thuash Europa ka të drejtë dhe ne e kemi gabim. Ne s’e kemi gabim kësaj here. Unë frustracion jo nga Europa, nga Rama jo e jo, nga asnjë tjetër nuk kam. Siç ka palaço këtu, ka palaço sa të duash edhe në Europë. Le të dalë ndonjë ta thotë ndonjë llaf kundër europës se nuk u bë gjëma.

Aktualitet #Rama #BlendiFevziu

Aktualitet