Aktualitet24 Mars 2018, 21:18

Blendi Fevziu qan në Top Channel: Duket sikur jam e ftohtë por…

Shkruar nga Pamfleti
Blendi Fevziu qan në Top Channel:  Duket sikur jam e ftohtë

Blendi Fevziun si rrallë herë sonte po e ndjekim në Top Channel. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” të drejtuar nga Arbana Osmani e cila i ka përgatitur një surprizë të veçantë që e ka prekur mjaft Blendin aq sa ka lotuar.

Arbana i ka lexuar tekstin e një letre të shkruar nga vajza e tij e madhe Mishel.

Letra e Mishel

Babi,

Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.

Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.

Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.

Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.

Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.

Të dua babi, Ti je idhulli im.

Të përcjella në një moment kaq të papritur këto fjalë e kanë prekur gazetarin, që gjithë pjesën tjetër të intervistës me Arbanën e ka përcjellë i përlotur.

Ai ka kujtuar me emocion edhe momente të veçanta nga fëmijëria dhe rinia e tij, ndërsa ka theksuar vlerat dhe rëndësinë e familjes.

Aktualitet Blendi Fevziu qan në Top Channel: Duket sikur jam e ftohtë por...