Aktualitet 4 Maj 2019, 15:19

Blindohet Tirana! RENEA dhe FNSH pushtojnë me snajpera Komunën e Parisit

Shkruar nga Pamfleti
Blindohet Tirana! RENEA dhe FNSH pushtojnë me snajpera Komunën e

Blindohet Tirana! RENEA dhe FNSH pushtojnë me snajpera Komunën e Parisit

Komuna e Parisit është rrethuar nga forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH-s. Nga të dhënat paraprake raportohet se operacioni po zhvillohet për kapjen e një personi shumë të kërkuar.

Policia ende nuk e ka bërë publike emrin e personit, por dyshohet se ka lidhje me krimet dhe vrasjet e fundit të ndodhura në vend. Personi i shumëkërkuar dyshohet se fshihet prej disa ditësh në këtë zonë, policia ka kryer kërkime në disa pallate por ende nuk ka gjetur asnjë person.

Bëhet me dijë se RENEA ka shoqëruar një person por ende nuk dihet nëse ai është personi i kërkuar apo ndonjë bashkëpunëtor i tij.

Ndër masat e policisë janë dhe snajperat e shumtë të vendosura nëpër pallate të cilat kanë ngjallur frikë tek banorët e zonës.

Vijon…

Aktualitet Komuna e Parisit Tiranë