Aktualitet 9 Korrik 2022, 15:07

Blinken dhe Borrel mesazh Shkupit: Të miratohet propozimi francez, Evropa në moment kritik për shkak të kërcënimit rus

Shkruar nga Pamfleti
Blinken dhe Borrel mesazh Shkupit: Të miratohet propozimi francez, Evropa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë kërkuar që t’i jepet fund  bllokadës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Bliken dhe përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josef Borrell kanë dalë me një deklaratë të përbashkët  sa i takon integrimit të Ballkanit.

Sipas tyre, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Po sipas tyre, rreziku rus në rajon është rritur dhe në këtë mënyrë duhet të kemi hapje negociatash.

Në këtë moment kritik të historisë evropiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE. Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”, thuhet në deklaratë.

Ata ja kanë bërë të qartë Shkupit se propozimi francez duhet të votohet sa më parë. Sipas deklaratës, BE dhe SHBA shprehin angazhim për të forcuar bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.

Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i tyre vjen në një kohë kur Shkupi është mbërthyer nga trazirat. Opozita proteston kundër propozimit francez, ndërsa ka pasur sulme dhe ndaj institucioneve.

Kryesore #Blinken #Borel negociata