Politike20 Maj 2022, 12:12

Bllako dhe Koka “kurban” për negociatat? Rama pret Charles Michel: SPAK ka nisur arrestimet, reforma po avancon

Shkruar nga Pamfleti
Bllako dhe Koka “kurban” për negociatat? Rama pret Charles

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama tha se në fokus ka qenë integrimi, lufta në Ukrainë, Ballkani i Hapur dhe reformat.

Por Kryeministri u ndal dhe te drejtësia, duke thënë se reforma po avancon. Ai kujtoi operacionin e SPAK dje, ndërsa foli dhe për arrestimet e zyrtarëve. Duket se arrestimi i Lefter Kokës apo Alqi Bllakos po përdoret për të bindur BE që të hapë negociatat.

Të gjithë e ndoqën edhe dje operacionin shumë domethënës së Prokurorisë Speciale dhe Policisë për të goditur një rrjet kriminal dhe për t’i dhënë ndoshta goditjen më të rëndësishme krimit të organizuar në të gjitha vitet e kësaj lufte që vazhdon ashtu si shembuj të vendosjes të individëve pavarësisht përkatësisë politike që tregojë qartë se jemi në rrugën e duhur dhe kemi hedhur hapa domethënës edhe me vendet që prej kohësh kanë çelur negociatat”, tha ai.

Politike #Michel Arrestime Rama SPAK