Bota18 Korrik 2022, 16:00

Bllokada e grurit ukrainas, Turqia: Arrihet marrëveshja mes Moskës dhe Kievit

Shkruar nga Pamfleti
Bllokada e grurit ukrainas, Turqia: Arrihet marrëveshja mes Moskës dhe

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Hulusi Akar, ka njoftuar ditën e sotme, se është arritur marrëveshja e transportin e grurit dhe ushqimeve në korridoret e sigurta të Detit të Zi.

Deklarata vjen pas mbledhjes së delegacionit të Moskës, Kievit dhe Ankarasë me përfaqësues të OKB-së, të mbajtur në Stamboll.

“Me shumë mundësi do të mbahet një mbledhje këtë javë, për të arritur deri tek implementimi i plotë i planit. Po ashtu, në agjendë është krijimi i një qendre monitorimi në Stamboll, për identifikimin e rrugëve të kalimit dhe pikave të kontrollit” , ka deklaruar ministri turk.

Bisedimet nisën para një jave, ku u ra dakort për të formuar një qendër koordinimi për të garantuar sigurinë e rrugëve të transportit.

Bota #Bllokada e grurit Deti i Zi Marreveshje Rusi Ukrainë.