alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global

19/05/2022, 19:53
ne Bota
A A
Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global

Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global

Aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj individëve dhe disa pjesëve të ekonomisë ruse pas agresionit të paprovokuar të Kremlinit ndaj Ukrainës. Por një pjesë e madhe e ekonomisë ruse po ecën mirë. Pavarësisht sanksioneve që po godasin pjesën më të madhe të ekonomisë ruse, vendi po siguron shuma të mëdha parash përmes sektorit të pasur energjitik. Kjo, pasi eksporti i naftës është prekur shumë pak.


-Lexo edhe:

Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?

“Politiko”: Më shumë se 60 vende luftojnë për të mundësuar importin e ushqimit

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Ben Cahill, analist për sektorin e energjisë dhe klimës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Shumë analistë ashtu si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë prisnin që Rusia të kishte një humbje të kapaciteteve prodhuese të naftës prej 2-3 milionë fuçish në ditë, por kjo nuk ndodhi. Ka të ngjarë që humbja të jetë 1 milion fuçi në ditë. Jemi në atë pikë kur zyrtarët evropianë ngrenë pyetjen se çfarë duhet bërë më tej. Si mund ta shtojmë trysninë ekonomike ndaj Rusisë? Sepse gjërat nuk po funksionojnë.”

Sanksionet perëndimore kanë bërë që Moska të hakmerret, çfarë ka shtuar thirrjet në Evropë për burime alternative energjitike. Në Francë, fermerët po prodhojnë lëndë djegëse nga fermentimi i mbetjeve nga të korrat dhe produkte të tjera bujqësore për të furnizuar me energji disa qindra apo mijëra shtëpi. Në Portugali, një rrjet panelesh diellore sa katër fusha futbolli është përpjekja e fundit për të hequr dorë nga karburantet.

Zëvendëskancelarja e Gjermanisë akuzoi së fundmi Rusinë se po e përdor naftën si mjet lufte. Megjithatë, çmimet vazhdojnë të rriten. Çka do të thotë se edhe pse po shet më pak naftë, Rusia po fiton më shumë para.

“Është paradoksale. Sa më shumë të shtohen përpjekjet për ta bllokuar naftën nga tregu, aq më i madh do të jetë ndikimi i çmimit të naftës tek vendet që importojnë energjinë ruse. Dhe kjo është një dhimbje ekonomike që politikbërësit evropianë mund të jenë të gatshëm ta tolerojnë. Por, nuk mund të përpiqesh ta largosh nga tregu eksportuesin më të madh të naftës në botë pa patur ndikim ekonomik. Dhe është një ndikim global”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Ben Cahill me Qendren për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Kjo ka tendosur më tej zinxhirët e furnizimit global. Kostoja e naftës po dëmton rëndë shoferët e kamionëve që transportojnë pothuajse gjithçka blihet në treg. Analisti Ben Cahill thotë se disa sanksione të propozuara nga BE-ja mund ta dëmtojnë rëndë Rusinë.

“Nëse ndërpret siguracionet për transportin, do të thotë se asnjë transportues i mallrave ruse nuk mund të sigurohet. Kjo përbën një rrezik të madh në rast të aksidenteve të çisternave pasi nuk kanë siguracion për t’u mbrojtur”.

Ndërsa Evropa përballet me probleme energjitike, analisti thotë se Rusia ka qënë disi me fat, duke shitur naftë në Indi dhe Kinë, por shpesh me çmime të ulta, rreth 30 dollarë për fuçi nën vlerën e tregut./VOA

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?

11/08/2022, 15:17
Bota

“Politiko”: Më shumë se 60 vende luftojnë për të mundësuar importin e ushqimit

11/08/2022, 15:11
Miliarderi rus që guxon të flasë hapur kundër Putinit: Ata të gjithë kanë frikë!
Bota

Miliarderi rus guxon të flasë hapur kundër Putinit: Ata të gjithë kanë frikë!

11/08/2022, 15:00
Kim Young Un dhe motra e tij Kim Yo-Jong, zyrtare e lartë koreanoveriore, të fotografuar në 2018
Bota

Kim Jong-un s’është i paprekshëm! E motra e pranon: Vuajti nga “ethet” gjatë shpërthimit të Covid-19

11/08/2022, 12:34
Bota

“Luftë” në Twitter/ Iranianë e izraelitë përfshihen në debatin për Bosnje Hercegovinën

11/08/2022, 12:18
Sa të shqetësuar duhet të jemi rreth virusit të ri “LayV” që po përhapet në Kinë?
Bota

Sa të shqetësuar duhet të jemi rreth virusit të ri “LayV” që po përhapet në Kinë?

11/08/2022, 11:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Yuri Kim flet me fjalët e Skënderbeut: Bashkimi bën fuqinë!

100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Yuri Kim flet me fjalët e Skënderbeut: Bashkimi bën fuqinë!

FIFA zyrtarizon gjyqtarët për ‘Katar 2022’, tre arbitre femra do të vendosin për herë të parë drejtësi në Kupën e Botës

FIFA zyrtarizon gjyqtarët për ‘Katar 2022’, tre arbitre femra do të vendosin për herë të parë drejtësi në Kupën e Botës

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

“E kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën”, Pike në lidhje me studenten 23-vjeçare kur ishte i martuar me Shakirën: Njerëzit e afërt e dinin

“E kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën”, Pike në lidhje me studenten 23-vjeçare kur ishte i martuar me Shakirën: Njerëzit e afërt e dinin

11/08/2022, 16:32

Dosja në SPAK: “Elona Guri postiere e parave të pista të Ilir Metës drejt Anglisë, udhëtime të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës”

11/08/2022, 16:32

“Di shumë për shërbimin e fqinjit verior”, Demalia akuza të forta Berishës: Teserën e komunistit e leu me blu, pse nuk tregon si i shërbeu partisë?

11/08/2022, 16:23
Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

11/08/2022, 16:08

Anija me 6 mijë ton drithë nga Ukraina, Braçe: Gruri i bujqve shqiptarë ka ngelur pa shitur, ministrja e Bujqësisë të bëjë transparencë

11/08/2022, 16:04

Serbia lobon për tërheqjen e një prej njohjeve të para të Kosovës

11/08/2022, 16:04
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In