Bota20 Qershor 2022, 21:41

Bllokimi i grurit shkakton krizë urie, Zelensky: Afrika, peng i luftës së Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur Afrikën “një peng” të luftës së Rusisë gjatë një fjalimi me liderët e Bashkimit Afrikan (AU) të hënën.

Pushtimi i Rusisë dhe bllokimi i eksporteve të drithërave të Ukrainës nga ana e saj, kanë shkaktuar mungesë drithi dhe plehrash në të gjithë botën dhe kanë vënë miliona njerëz në rrezik të urisë.

Kryetari i komisionit të Bashkimit Afrikan, tha se kishte një “nevojë urgjente për dialog” për të rivendosur stabilitetin global. Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë.

Zelensky tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në “negociatat komplekse” për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës gjë kjo që ka ndikuar në rritjen e çmimeve t; ushqimeve.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë. Kjo luftë mund t’ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë [luftën] në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”, tha Zelensky.

Fjalimi i Zelensky në Bashkimin Afrikan, vjen gati 10 javë pasi ai kërkoi për herë të parë t’i drejtohej trupit kontinental ku kujtojmë se 55 krerë shtetesh ishin të ftuar në seancën virtuale, por vetëm katër morën pjesë. Pjesa tjetër e vendeve dërgoi përfaqësues.

Vendet afrikane kanë qenë të ndara në përgjigjen e tyre ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Në mars, 17 vende afrikane abstenuan në një votim të OKB-së për të dënuar pushtimin.

Por ditën e sotme, kryetari i Bashkimit Afrikan, Macky Sall, falënderoi Zelensky për adresimin që i bëri sindikatës.
Sall tha se “Afrika mbetet e përkushtuar për të respektuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe lirinë e tregtisë”.

Fillimisht, Bashkimi Afrikan, nuk dëshironin të kontaktonin me z. Zelensky dhe nuk pajtoheshin plotësisht me atë që ai thoshte.

Në fillim të këtij muaji, Sall zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Ai i tha zotit Putin se vendet afrikane janë viktima të pafajshme të luftës në Ukrainë dhe Rusia duhet të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të tyre.

Më herët të hënën, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell u takua me ministrat e jashtëm të BE-së në Luksemburg të hënën për të diskutuar krizën ku hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se kriza aktuale e ushqimit është rezultat i sanksioneve të BE-së, duke shtuar se ato “nuk i ndalojnë” vendet jashtë BE-së të kryejnë tregti ushqimore me Rusinë ose vende të tjera.

Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj se kjo do të zgjasë shumë më gjatë. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të krijuar uri në botë”, tha Borrell.

Gjithashtu, ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha se “Rusia duhet të ndalojë së luajturi me urinë globale” me idenë për të ndikuar mbi Perëndimin.

Lënia e drithërave të bllokuara është e rrezikshme për stabilitetin në botë”, tha ajo.

Kreu i zyrës së kryeministrit polak, Michal Dworczyk, foli me ministrin e infrastrukturës të Ukrainës Oleksandr Kubrakov për ndryshimet që do të përshpejtojnë kontrollet për kamionët në kufirin polako-ukrainas për të ndihmuar në eksportimin e më shumë drithërave nga Ukraina.

Bota #Ushqimore Kriza Zelensky