Aktualitet21 Janar 2023, 16:45

Bllokimi i Rrugës së Arbrit, policia apel shoferëve: Kaloni nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz!

Shkruar nga Pamfleti
Bllokimi i Rrugës së Arbrit, policia apel shoferëve: Kaloni nga

Si pasojë e reshjeve të dëborës, është bllokuar rruga e Arbrit, më konkretisht aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë që është bërë i pa kalueshëm për mjetet. Teksa po punohet për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve, policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.

“Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.”-thuhet në njoftim.

Aktualitet #Bllokimi i Rrugës së Arbrit moti i keq