alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Blloku i Kuq” i Borselinos dhe “kutia e zezë” e Nuredin Dumanit

20/06/2022, 8:58
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
“Blloku i Kuq” i Borselinos  dhe “kutia e zezë” e Nuredin Dumanit

“Blloku i Kuq” i Borselinos  dhe “kutia e zezë” e Nuredin Dumanit

Cilët janë 3 ministra, 8 deputetë e 11 kryepolicë të përmendur në këto dëshmi?

Qysh prej 30 marsit, SPAK ka në dorë killerin Nuredin Dumani, i cili ka pranuar të rrëfejë gjithë vrasjet e bëra vetë, ato me grupin e tij, porositë me pagesë dhe rrjetin e 8 grupeve kriminale që “lanin e hesapet” me njeri-tjetrin e bënin biznes me vdekjen.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Ky është i pari i penduar, që ka konfirmuar shumë krime të rënda, të mbyllura nga pazarxhinjtë e drejtësisë në 15 vitet e fundit, të cilët nuk ka nevojë t’i deklarojë me emra Nuredin Dumani, sepse emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që i kanë shpëtuar nga burgu, janë në dosjet përkatëse.

Alarm është fakti, se në dëshmitë e Dumanit kanë dalë emra politikanësh, ministrash, kryepolicësh, avokatësh e kryebashkiakësh, me role si mbështetës, mbrojtës e palë interesi në krime, mes tyre edhe Presidenti i vendit Ilir Meta, si porositës i vrasjes së vëllait të deputetit të PS- Lezhë.

Detajet e emrave të kriminelëve, viktimave, porositësve, pagesat për çdo vrasje, vendet dhe data e realizimit të tyre, dëshmojnë se Nuredin Dumani ka mbajtur “ditar kronologjik” për çdo rast.

“Kutia e zezë” që ka hapur vrasësi Nuredin Dumani, me të dhëna për përfshirjen e politikanëve, me forma, lidhje e interesa të ndryshme në shumë krime, na kujton “Bllokun e Kuq” që iu gjet pas vrasjes, prokurorit të famshëm anti-mafie, Paolo Borselino në Itali.

Në atë bllok, që klani mafioz brenda policisë e drejtësisë italiane e zhduku me urdhër të mafies politike, ishte “ditari” me skemat e planit të vrasjes së Falcones, dhe emrat e politikanëve e zyrtarëve të drejtësisë, të përfshirë në këtë vrasje, si pjesë e grupit “Cosa Nostra- Toto Riina”.

Në dëshmitë e Dumanit, del konkretisht me emra e ngjarje, fakti që vetë Dumani, grupet kriminale Sanxhaktari, Çela, Edison Harizaj, Mihasi, Capja, Sharra, Haxhiaj etj., kanë pasur përdorje, mbështetje, favorizim e mburojë nga politikanë dhe zyrtarë të policisë e drejtësisë.

Të tillë rrjet, kishte skeduar dhe Paolo Borselino në “Bllokun e Kuq”, ku zbulonte lidhjet dhe bashkëveprimin e katërkëndëshit mafioz: “Politikë-drejtësi-Oligarkë-Cosa Nostra” në Itali, që inskenoi dhe realizoi vrasjen e Giovani Falcones dhe pas 2 muajsh të vetë Borselinos.

Kështu deklaroi pas vrasjes së Paolo Borselino edhe Leoluca Orlando, Kryetar i Bashkisë së Palermos, i cili tha në gjyq, se mafia që vrau prokurorët Falcone, Borselino, kishte informacion, ndihmë dhe mbrojtje të plotë nga aparati i lartë politik, shtetëror, policor dhe nga drejtësia italiane.

Sot, SPAK-u ka në dorë “Kutinë e zezë” me dëshmitë e Dumanit, për aktivitetin e grupeve kriminale që kanë vepruar lirshëm në Elbasan, Durrës, Tiranë, Fier, Lezhë, Shkodër e Vlorë.

Si mbështetës dhe mbrojtës të aktivitetit të tyre, deri me licenca, tenderë, punësime në sektorët e sigurisë kombëtare, Dumani ka nxjerrë shumë emra të krerëve të politikës, pushtetit, policisë, drejtësisë, madje dhe përdorje në vrasje të paguara prej Presidentit të Republikës.

Këto dëshmi, kanë tmerruar kupolën e politikës dhe drejtësisë, deri sa kanë bërë presion ndaj SPAK-ut, ose kanë rënë dakord me të, për të kërcënuar zyrtarisht e publikisht me 5 burg, mediat që do publikojnë dëshmi të Dumanit, të cilat po prekin mafien politike e shtetërore.

SPAK, të lërë median në punën e saj, dhe të hetojë gjithë prokurorët e gjyqtarët, që nuk kanë dënuar apo kanë liruar nga burgu me pushime çështjesh e hetime false, Nuredin Dumanin etj;, sepse disa prej tyre, sot janë në qeveri, deputetë, anëtarë komisionesh të “Veting”, në KLP, KLGJ, KED, ILD, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në SPAK, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Puna e SPAK, nuk është detyrimi i medias, për të ndaluar publikimin e dëshmive, pikërisht tani që Dumani po nxjerr emra politikanësh, por t’i hetojë ata, duke filluar nga Presidenti Ilir Meta, Taulant Balla, 3 ministra e 8 deputetë e 11 kryepolicë të përmendur në këto dëshmi./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Shkrirja e 20 gjykatave, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Harta e re do t’i japë vendit shërbim cilësor

Presidenti i ri, Bajram Begaj

Presidenti i ri, 10 sfidat që e presin

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In