alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Blofi i socialistëve, si u tërhoqën dy herë nga plani për të nxjerrë Metën dhe Berishën nga politika

15/11/2022, 19:04
ne Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare, Kryesore
A A

Edhe pse 3 javë më parë u paralajmërua se nismat do ishin gati, në fakt nuk ka pasur asnjë dorëzim në Kuvend. Nga një verifikim në faqen e Kuvendit rezulton se PS apo deputetët e saj nuk kanë depozituar asgjë. Pra e gjitha ka qenë blof. Nga ana tjetër, sot Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e ri të punimeve dhe nuk figuron asnjë nismë e tillë…

Partia Socialiste ka dështuar sërish të çojë deri në fund planin për të nxjerrë Ilir Metën dhe Sali Berishën nga politika.


-Lexo edhe:

“Leopard 2” në Ukrainë, kërcënon Moska: Nëse nis Lufta e Tretë Botërore nuk do ketë nevojë për tanke, gjithçka do të bëhet hi

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

Kur nisën të dilnin zërat se Ilir Meta ishte spiun i Sigurimit, PS u hodh në sulm duke paralajmëruar propozimin e disa ligjeve që do e nxirrnin ish-presidentin nga politika. Po ashtu, u paralajmëruar dhe një ligj që ndalonte “non gratat” në Kuvend.

Ishte Taulant Balla, ai i cili paralajmëronte se Meta e Berisha nuk e kanë vendin në Parlament.

Për Metën u njoftua se do bëheshin ndryshime në Kodin Zgjedhor, përmes të cilit do ndaloheshin sigurimsat të kandidojnë për kryetarë bashkie dhe për deputetë. Si dhe një ndryshim në ligjin për partitë politike me qëllim që sigurimsat të mos jenë kryetarë partie. Po ashtu u premtua një ligj për të ndërhyrë në ligjin e dekriminalizimit, që Berisha të mos ishte në Kuvend.

“Vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë politike sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar”, deklaronte Balla më 19 shtator.

Ndërsa 6 ditë më parë, më 13 shtator, ai premtoi draft kundër Berishës. Balla shprehej se kush shpallet “non grata” të merret në hetim.

“Ne duhet të rrisim dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor me detyrimin e institucioneve hetimore që kur një person shpallet ‘non grata’ me argument të minimit të demokracisë e korrupsion të nivelit të lartë, ky person në Shqipëri duhet hetuar në mënyrë të thelluar dhe të menjëhershme. Nuk mund të lihet në dëshirën apo jo të prokurorisë një person që shpallet ‘non grata’ nga aleati strategjik, SHBA dhe tashmë edhe nga Britania e Madhe”, tha Balla.

Por pavarësisht retorikës, PS e la pas dore këtë çështje deri më 21 tetor, ditën kur u miratua dhe ligji për hapjen e dosjeve. Ishte po Taulant Balla që doli me të njëjtin propozim, ku tha se PS kishte gati ligjet për të nxjerrë Metën e Berishën nga politika.

“Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. 

E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.

 Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik”, shprehej Balla për mediat.

Por edhe pse 3 javë më parë u paralajmërua se nismat do ishin gati, në fakt nuk ka pasur asnjë dorëzim në Kuvend. Nga një verifikim në faqen e Kuvendit rezulton se PS apo deputetët e saj nuk kanë depozituar asgjë. Pra e gjitha ka qenë blof. Nga ana tjetër, sot Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e ri të punimeve dhe nuk figuron asnjë nismë e tillë. Miratimi i kalendarit konfirmon tërheqjen finale të tyre.  Ndërkohë sipas burimeve, PS i trembet një manovre të tillë dhe është tërhequr në heshtje, duke konfirmuar edhe një herë se kur vjen puna te pasuria dhe te postet, Meta, Berisha e Rama janë bashkë. /Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Gjykata Sportive nuk fal, Murinjo pezullohet me 2 ndeshje, portugezi humbet sfidën që vlen më shumë se 3 pikë

Gjykata Sportive nuk fal, Murinjo pezullohet me 2 ndeshje, portugezi humbet sfidën që vlen më shumë se 3 pikë

Kadilli: Protesta e 12 nëntorit nuk i përmbushi pritshmëritë, Rama rrëzohet me votë

Kadilli: Protesta e 12 nëntorit nuk i përmbushi pritshmëritë, Rama rrëzohet me votë

Lajmi i Dites

Trafikanti Gentian Filaj, ortak me oligarkun rus, me Fatmir Mediun e serben Marijana Gvozdenoviç

28/01/2023, 10:53

Lajmet e fundit

Skandali “McGonigal”, grupi i Berishës kërcënon me trazira: Do nxjerrim qytetarët në rrugë, Rama duhet të largohet

28/01/2023, 18:29

“Leopard 2” në Ukrainë, kërcënon Moska: Nëse nis Lufta e Tretë Botërore nuk do ketë nevojë për tanke, gjithçka do të bëhet hi

28/01/2023, 18:18

Ish-gjenerali Pavel prin në garën për president të Çekisë

28/01/2023, 18:06

Datëlindja e Kadaresë, Ngjela: I dha vlera e krenari Shqipërisë

28/01/2023, 18:00
Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

28/01/2023, 17:54

Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada, Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme

28/01/2023, 17:42

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In