Bashkimi Evropian do të propozojë shtyrjen e kufizimeve për importin e naftës ruse nga tubacioni i rëndësishëm në përpjekje që t’i përmbushë ankesat hungareze dhe të arrihet marrëveshje për paketën e bllokuar të sanksioneve, të gjashtat të bllokut, të cilat do ta godisnin Moskën për luftën e saj në Ukrainë.
Bloomberg duke cituar burime në BE të afërta për atë çështje, informon se pritet të dorëzohet propozimi i shqyrtuar me të cilin përkohësisht do të kursehen dërgesat e naftës përmes tubacionit gjigant Druzhba nga ndalesa më e gjerë për dërgesë.
Me propozimin, fillimisht do të hiqen vetëm dërgesat përmes detit, ndërsa më vonë do të përhapet në dërgesat nga Druzhba pasi do të gjendet zgjidhja teknike e cila i kënaq nevojat energjetike të Hungarisë dhe kombeve të tjera kryesisht pa dalje në det, njoftuan burimet. Dërgesat përmes detit përbëjnë rreth dy të tretat e importit të naftës ruse.
Disa vende anëtare po bëjnë presion për një marrëveshje përpara se liderët e BE-së të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar luftën në Ukrainë. Kompromisi do të fitoj kohë për BE-në dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban për të shpalosur detajet teknike të ndërprerjes së furnizimeve me tubacione për vendin e tij. Hungaria ka bllokuar planet për të ndaluar naftën ruse prej javësh.
Propozimet nuk janë finalizuar dhe mund të ndryshohen përpara se të paraqiten dhe bien dakord nga shtetet anëtare. Paketa e sanksioneve kërkon mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Disa vende kanë kundërshtuar më parë ndryshimin midis dërgesave në det dhe gazsjellësit për shkak të shqetësimeve se një ndarje e tillë është e padrejtë, sepse ajo i prek në mënyrë disproporcionale.
BE-ja ka propozuar më parë një heqje graduale të importeve të naftës ruse deri në fillim të vitit të ardhshëm. Hungaria dhe Sllovakia do të marrin një afat deri në fund të vitit 2024, ndërsa Çekia do të marrë një përjashtim deri në qershor 2024. Rusia dërgoi rreth 720.000 fuçi naftë në ditë në rafineritë evropiane vitin e kaluar përmes tubacionit të saj kryesor në rajon.
Megjithatë, pjesa më e madhe e dërgesave të tubacionit të gazit janë në Gjermani dhe Poloni, të cilat sinjalizuan se do të heqin dorë nga dërgesat ruse pa marrë parasysh çfarëdo lloj aksioni të BE-së. Si pjesë e kompromisit, Bullgarisë mund t’i lihet një periudhë më e gjatë kalimtare, bëjë të ditur burimet.
Greqia dhe Qiproja, gjithashtu, kërkojnë një kohë më të gjatë për ndalesën e propozuar.