Fanela e famshme e “Dorës së Zotit”, e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen e Botërorit 1986, ku Argjentina eliminoi Anglinë me golin e famshëm të shënuar me dorë nga ish-numri 10 është shitur në një ankand publik për vlerën e 7.1 milion paundëve.
Blerësi i kësaj fanele ikonike mbetet ende mister, por shuma e paguar për blerjen e saj vendosi një rekord të ri botëror për shifrën e paguar për një objekt historik sportiv.
Çështja e fanelës nuk përfundon këtu, pasi nga raportimet e “Daily Mail”, familja e yllit argjentinas po kërkon që ta riblejë fanelën legjendare dhe thuhet se gjenden në Londër aktualisht, vend ku u transferua fanela.
Problemi në riblerjen e saj qendron se identiteti i personit që pagoi shumën marramendëse mbetet ende i paditur.