Politike31 Janar 2023, 22:25

Bojkotim të zgjedhjeve? Bardhi: Është bërë një herë ky gabim, do mundohemi të dalim me kandidatë të përbashkët

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti Gazment Bardhi hodhi poshtë mundësin e tërheqjes së PD-së nga zgjedhjet e 14 Majit, teksa shtoi se ai gabim ishte bërë 1 herë dhe nuk do të përsëritej më.

Bardhi deklaroi se Partia Demokratike e Shqipërisë do të duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe se do të bëjë gjithçka për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Në të shkuarën është bërë një herë gabimi i mos pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhje. Mbi këtë parim, pra që Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje, absolutisht mund të gjejmë me dhjetëra zgjidhje së si mund të dalim me një kandidat,” u shpreh Bardhi për emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”.

Bardhi i bëri një ftesë publike grupit të Sali Berishës për t’u bashkuar. Ai tha se e vetmja kërkesë që ai ka prej 6 muajsh është ta lënë konfliktin brenda Partisë Demokratike sepse nuk mund të shkojnë me statut dhe me vulë për të mundur Edi Ramën.

Unë nuk mendoj as që jam shumica, as që jam pakica, nuk e fus veten te ky lloj diskutimi. Ajo që unë po them është që ne kemi një problematikë në Partinë Demokratike që është kthyer tashmë dhe në një çështje gjyqësore e cila do të duhet të marrë zgjidhje edhe për faktin që grushtet institucionale brenda partive nuk mund të kthehen në model në një demokraci funksionale. Nuk mundet Edi Rama nëse ka tre vija më shumë apo tre vija më pak, por sigurisht që mundet nëse ke tre njerëz më shumë apo tre njerëz më pak,” u shpreh Bardhi për emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”.


smile

Politike Bardhi foltorja Zgjedhjet