Sport30 Qershor 2022, 16:33

Boksi profesionist do të pushtojë ringun, Florian Marku “ngre peshë” tifozët: ‘Air Albania’ hap dyert për rikthimin e kampionit

Shkruar nga Pamfleti
Boksi profesionist do të pushtojë ringun, Florian Marku “ngre

Boksi profesionist do të pushtojë ringun, Florian Marku “ngre peshë” tifozët: ‘Air Albania’ hap dyert për rikthimin e kampionit

Një superduel në stadiumin më të madh të vendit. Për herë të parë në Shqipëri, boksi profesionist do të pushtojë ringun e vendosur në një stadium.

“Air Albania” mund të presë deri në 20 mijë spektatorë për Florian Markun. Boksieri kuqezi njofton në rrjetet sociale se tashmë gjithçka është konfirmuar dhe takimi do të jetë këtë verë në stadiumin kryeqytetas.

Ai nuk jep detaje shtesë por premton se një gjë të tillë do ta bëjë ditën e shtunë ku do të publikojë edhe datën apo emrin e rivalit. Kjo verë do të jetë vërtet e nxehtë në Tiranë.

“Pershendetje te gjithe Shqiptareve kudo qe jan neper bote. Dua tju lajmeroj se ndeshja ne stadiumin Air Albania per kete verë eshte vendosur. Te shtunen ju tregoj daten e cdo detaj tjeter. Qe kur kam qene femije endrra ime ka qene te ndeshem ne mes te Shqiperise para jush. Mezi pres!”- shkruan 30 vjeçari në rrjetin social “Facebook”.

Në fillim të muajit prill, Marku fitoi me nokaut në raundin e katërt ndeshjen ndaj Chris Jenkins duke mbrojtur titullin kampion në kategorinë IBF në peshën e lehtë. Sfida e Tiranës sipas të gjitha gjasave do t’i shërbejë 29-vjeçarit për të mbrojtur gjerdanin e fituar që në shtator të vitit të kaluar.

Marku vijon të mbetet një nga boksierët më të mirë kuqezi, duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë.

Sport boksieri shqiptar Florian Marku