
Boksieri kosovar hedh “KO” rivalin serb, feston suksesin me flamurin shqiptar dhe kapelën e UÇK-së (Foto)
Boksieri kosovar, Liridon Fazliu ka mposhtur kundërshtarin serb, Stefan Markoviç. Ai fitoi me nokaut në raundin e tretë, sukses të cilin e ka festuar me flamur kombëtar shqiptar dhe me një kapelë të UÇK-së. Festa e ekipit të boksierit kosovar Liridon Fazliut, por edhe e tifozëve ka vazhduar edhe jashtë palestrës për disa orë, shkruan “Gazeta Express” në Kosovë.
“Të them drejtën nuk e kam pritur se do ta mposhtja me ‘KO’, pasi kundërshtari ka shumë përvojë. Mirëpo fakti që ishte serb mua më motivoi më shumë dhe doja që ta godisja fort dhe ta përfundoja ndeshjen me ‘KO’, gjë që e arrita në rundin e tretë. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë ndeshje, si dhe familjen dhe sponsorët që po rrijnë gjithnjë afër meje”,- u shpreh Fazliu pas fitores.
Boksieri kosovar do të përballet në randin tjetër me boksierin 23-vjeçar belg, Leonardo Strincko, me të cilin do të ndeshet muajin e ardhshëm për titullin kampion.