alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Bolshevizmi i postmodernizmit

28/11/2022, 18:21
ne Bota, Kryesore
A A
Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Bolshevizmi i postmodernizimit mund të mos përdorë armë, por me dhunën mes fjalëve, përpiqet të fshijë gjithçka të së kaluarës që qarkullon në botën tonë.

Shkruan Takis Theodoropoulos, Kathimerini


-Lexo edhe:

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

Tërmeti/ Shkon në mbi 7300 numri i viktimave, të mbijetuarit në luftë me të ftohtin; mbushen spitalet

Korrektesa politike mbështetet në një teoremë të vërtetë: Shoqëria jonë është e sëmurë dhe disa prej nesh po marrin përsipër përgjegjësinë për ta shëruar.

Në këtë aspekt, korrektësia politike nuk ndryshon nga teoritë që historikisht janë përpjekur të korrigjojnë problemet në shoqëri si përshembull pabarazitë ose padrejtësitë dhe mund të shihen si një pasardhëse e sistemeve të ndryshme revolucionare që mbizotëruan në shekullin e 20-të.

Të mos harrojmë se një nga gjërat e para që ndryshuan totalitarizmat, para strukturave shoqërore, ishte fjalori. Terrori i revolucionit filloi nga fjalët më të thjeshta, p.sh: në Francë ti nuk ishe “zotëri”, ndërsa në Rusi ashtu sikurse edhe në fashizëm, ti u shndërrove në “shok”. Në këtë kuptim “korrektesa politike” është një nga degët e revolucionit të postmodernizmit, e një revolucioni pas dështimit të vetë idesë së revolucionit. Për të kuruar sëmundjet e botës, nuk keni nevojë të ndryshoni strukturat shoqërore. Thjesht ndryshoni fjalët që i përshkruajnë ato.

Në botën perëndimore racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë ka humbur efektivitetin. Mund të ketë disa njerëz që e mbajnë gjallë, por sigurisht që nuk ka peshën sociale që kishte në kohën e Martin Luther King-ut. Këmbëngulja për një fjalor anti-racist me të cilin ky komunitet lufton kundër fenomenit që nuk ka fuqinë e dikurshme, synon të drejtojë gishtin nga shoqëria dhe rrjedhimisht ambicjen për më shumë pushtet nga aktorët që e kanë denoncuar dhe dënuar atë.

Kam lexuar një investigim nga revista italiane Espresso për dhunën ndaj grave. Bëhej fjalë për Ditën Ndërkombëtare të Dhunës ndaj Grave. Këto “ditë botërore” janë shumë me vlerë. Një ditë dikush duhet të hetojë nëse ato ndikojnë në sjelljen shoqërore apo thjesht ndihmojnë narcizmin në rrjetet sociale.

Mirëpo le t’i kthehemi investigimit, që për habinë tonë, botohet në një vend kryeministrja e të cilit është grua; dhe krahas kësaj është gjithashtu pjesë e së djathtës ekstreme. Statistikat synojnë të vërtetojnë se shoqëria perëndimore është patriarkale, pra seksiste – e prirur ndaj femicideve. Pyes veten se sa funksional është koncepti i patriarkatit në shekullin e 21-të dhe çfarë do të thotë saktësisht për shoqëritë perëndimore.

Një stereotip i tillë mund të ketë vlerë analitike për Rusinë e Putinit, por tingëllon pothuajse qesharake në Holandë apo Gjermani. Përveç nëse i referohemi popullatave muslimane që janë pjesë e shoqërisë europiane. Do të ishte interesante që të ekzistonte një studim që do të gjurmonte lidhjen midis femicideve të sotme dhe rritjes së popullsisë emigrante.

Çfarë do të thotë kjo?

Emigratët janë nën mbrojtjen e të ashtuquajturës “korrektesa politike”. Kur flasim për “patriarkatin” flasim për pushtetin e një të europiani të bardhë. Pjesa tjetër janë “të përjashtuar” sepse i përkasin kulturave të tjera, të cilat nuk përballen me probleme të tilla.

Një spektër i tillë shtrihet mbi botën perëndimore: fantazma e “korrektesës politike”, është bolshevizmi i postmodernizimit.

Bolshevizmi i postmodernizimit mund të mos përdorë armë, por me dhunën mes fjalëve, përpiqet të fshijë gjithçka të së kaluarës që qarkullon në botën tonë. Këtë e kërkon “kultura e anulimit”. Vepra e Homerit luftënxitës do të transmetohej në Netflix vetëm nëse Akili do të ishte me ngjyrë. Të mos harrojmë se në vepër përmendet  “Athina me ngjyrë”, ndërsa autori i saj përpiqet të vërtetojë rrënjët afrikane të qytetërimit klasik grek.

Mary Lefkowitz, një studiesue amerikane, e cila rikrijoi marrëzitë e Bernalit, gjeti pak mbështetës në Universitetin Amerikan, siç bëri Sylvain Guggenheim në francezët. “Korrektesa politike” lindi në universitetet anglo-saksone, por sot ka pushtuar fusha të mëdha të masmedias dhe politikës. Është spazma e një kulture që ka humbur besimin në vetvete dhe ka frikë nga arritjet e saj, sepse ato i shkaktojnë pasiguri. Nga ky këndvështrim siguria që ofron mendimi i antikitetit klasik është ndoshta kundërhelmi./ Përshtati në shqip: Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

Armiqtë tanë nuk janë vetëm pushtuesit, por dhe sunduesit

Ukrainasit vijojnë të largohen, Evropa strehon 7 milionë refugjatë

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Blanco

Festivali i Sanremos 2023, këngëtari tërbohet dhe shkatërron skenën; pamjet bëhen virale në rrjet (VIDEO)

08/02/2023, 7:52

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

08/02/2023, 7:33
"Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

08/02/2023, 7:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

08/02/2023, 7:18
Horoskopi 8 shkurt 2023!

Horoskopi 8 shkurt 2023! Zbuloni çfarë parashikojnë yjet sot për secilën shenjë

08/02/2023, 7:06

Ndalimi i Stela Gugalljas, “VOA”: Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e një prej kokave të inceneratorëve

07/02/2023, 23:14

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In