Politike26 Janar 2023, 23:09

“Bomba” e Spahiut: 5 dosje në 7 ditë, SHBA inicioi nisjen e hetimeve për Metën, Berishën dhe Ramën

Shkruar nga Pamfleti
“Bomba” e Spahiut: 5 dosje në 7 ditë, SHBA inicioi nisjen

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi se për shtatë ditë në Shqipëri janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë.

Kjo gjë erdhi sipas tij, pas deklaratës së Yuri Kim pak ditë më parë, duke bërë një paralajmërim të kronologjisë së ngjarjeve.

E para në javë më parë ambasadorja amerikane bëri një paralajmërim të kronologjisë së ngjarjeve. Brenda shtatë ditësh nga deklarata e Juri Kim tha: Politikanëve të lartë në Shqipëri nuk po i zë gjumi natën kush do arrestohet i pari. Që nga ajo ditë janë hapur pesë dosje penale në Shqipëri. Dosja e parë ishte vendimi Gjykatës për verifikimin e pasurisë së Ilir Metës dhe thesarit. Dosja e dytë ishte përgjimi i audiopërgjimi i 21 janarit. Dosja e tretë vendi gjykatës së Uashingtonit për marrëdhëniet e Edi Ramës me ish-shefin e FBI-së. Dhe sot ishte dosja e Gërdecit, duke u thirrur djali i ish-kryeministrit. Të katër çështjet e kanë burimin në SHBA”, u shpreh ai në “Top Story”.

Politike Dosja Hetime Spahiu