Sport26 Tetor 2018, 11:49

Bomba e vërtetë e merkatos: Juventusi merr De Gean për një shifër të çmendur

Shkruar nga Pamfleti
Bomba e vërtetë e merkatos: Juventusi merr De Gean për një

De Gea-s i ofrohet një kontratë luksi nga Manchester United

Jose Mourinhos po i shtohet frika se David De Gea mund të largohet nga Manchester United për te Juventusi, sapo kontrata e tij në “Old Trafford” të mbarojë. Kështu raporton tabloidi britanik, “The Sun”.

Portieri spanjoll ka hezituar të nënshkruajë një zgjatje të kontratës së tij aktuale, e cila skadon verën e vitit 2019, por mund të ketë fuqi ligjore automatikisht edhe një vit, nëse duan “Djajtë e Kuq”, sipas klauzolës përkatëse.

Juventusi ka fituar një reputacion për joshjen e talenteve të nivelit të lartë, që dalin të lirë, dhe duket se është i interesuar edhe për De Gea. Kjo gjë mund të bëjë që Manchester United ta shesë atë me çmim të ulët në verën e vitit të ardhshëm, në vend që ta humbasë për asgjë.

Sport De Gea Juventus