Aktualitet16 Janar 2019, 23:22

‘Bomba’ po plas në LSI, pritet zbardhja e të gjitha bisedave sekrete mes Monika Kryemadhit dhe Klement Balilit

Shkruar nga Pamfleti
‘Bomba’ po plas në LSI, pritet zbardhja e të gjitha

'Bomba' po plas në LSI, pritet zbardhja e të gjitha bisedave sekrete mes Monika Kryemadhit dhe Klement Balilit

Pritet të dalin komunikimet e Monikës me Balilin, se si blinin votat me paratë e drogës në Sarandë dhe Delvinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tentoi sot që të tërhiqte vëmendjen e mediave, duke u thënë shqiptarëve që të hapin ekranet, sepse nga nesër do të ketë lajme. “Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër… Lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, tha Kryemadhi.

Në fakt, në ditën në vijim priten lajme interesante për vetë Monika Kryemadhin, e cila quhet ndryshe edhe ‘nëna’ e korrupsionit në Shqipëri.

Me zbërthimin e Klement Balilit, i dorëzuar në polici një ditë më parë, në skenë do të dalë edhe Monika Kryemadhi, e cila së bashku me Metën, kanë pasur lidhje të ngushta me ‘Eskobarin’, siç tha edhe vetë ky i fundit.

Konkretisht, pritet të dalin komunikimet e Monikës me Balilin, se si blinin votat me paratë e drogës në Sarandë dhe Delvinë. Monika ka dhënë udhëzime, ndërsa Balili i ka zbatuar në terren.

Më pas, Balili u shpërblye me post, ndërsa ministrat e LSI u vunë në rresht për t’i dhënë tendera dhe prona shtetërore me qira. Për të gjithë këtë marrëdhënie të ngushtë me LSI, Balili ka pasur komunikim direkt me Monikën dhe Ilirin./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta klement baliili Monika Kryemadhi