Aktualitet 5 Shkurt 2023, 09:47

“Bomba” që pritet të shpërthejë: Rritja e kredive po zien një valë protestash në të gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti
“Bomba” që pritet të shpërthejë: Rritja e

“Bomba” që pritet të shpërthejë: Rritja e kredive po zien një valë protestash në të gjithë vendin

Në këtë situatë, qeveria as nuk e ka vënë ujin në zjarr, duke i çuar të gjitha paratë për tunelin e Llogarasë, i cili u shërben oligarkëve.

Prej disa muajsh këstet e kredive në bankat e nivelit të dytë janë rritur në mënyrë drastike, dhe askush nuk flet. Edhe pse një numër i madh qytetarësh janë penalizuar në mënyrë drastike, pasi këstet e tyre në mënyrë të njëanshme janë rritur nga 70 deri 100 euro në muaj. Penalizimet më të mëdha shkojnë për qytetarët që kanë një kredi për shtëpi, e ku kësti mujor rrotullohet nga 200 deri në 300 euro.

Thuajse në të gjitha bankat e nivelit të dytë, për të gjithë qytetarët që kanë kredi në monedhën europiane, sasia e pagesës është rritur me 100 euro në muaj. Çfarë është një barrë shumë e madhe dhe e papërballueshme.

Ndërkaq, po vijnë sërish lajme të këqija nga fronti i modhedhës europiane, pasi eurobori është rritur me tre përqind, e analistët europianë bëjnë të ditur se do të rritet sërish.

Herën e fundit që Euribori gjashtëmujor ishte mbi tre për qind, në fund të dhjetorit 2008, bota ishte në mes të krizës financiare globale.

Banka Qendrore Evropiane, në përpjekje për të nxitur ekonominë, uli dy herë normën e interesit në dy muajt e mëparshëm nga 3.25 në dy për qind.

Dje, Banka Qendrore Evropiane rriti normën e interesit për të katërtën herë që nga korriku i kaluar, në 2.5 për qind.

Të gjithë qytetarët që kanë kredi në euro kanë pasur një rritje nga 50 deri në 100 euro në muaj të këstit, por këto ditë u kanë mbërritur sms nga bankat, ku i bëhet e ditur rritje e interesit deri në dy shifra.

Për shembull, nëse kësti mujor ka qenë pak kohë më parë 215 euro, tani është 260, kush e ka pasur 250 ka shkuar 320 e kështu me radhë.

Pas rritjes së djeshme të normës së interesit, ekspertët presin që Banka Qendrore Evropiane të rrisë edhe dy herë deri në maj normën e interesit, në total prej 0.75 për qind. Kjo do të thotë se norma bazë e interesit e BQE-së pritet të arrijë në 3.25 për qind. Kjo shifër ishte në këtë nivel për herë të fundit më 15 tetor 2008.

Në atë periudhë, Euribori gjashtëmujor ishte rekord prej 5.4 për qind.

Analistët në Europë theksojnë se rritja do të vijojë edhe në muajt në vijim, ç’ka pritet që të rrisë edhe më tej këstet për qytetarët shqiptarë, që të sjellë një bombë të vërtetë sociale, pasi njerëzit nuk kanë mundësi të paguajnë këto shifra të fryra. E në këtë situatë, qeveria as nuk e ka vënë ujin në zjarr, duke i çuar të gjitha paratë për tunelin e Llogarasë, i cili u shërben oligarkëve. I vetëdijshëm se mund të ketë luftë për të ndalur financimin, Rama e ka realizuar me akord tunelin, duke çuar atje të gjitha kompanitë e ndërtimit.

Por së shpejti ka shumë gjasa që të nisë një valë e madhe protestash nga njerëzit që do të humbin shtëpitë si pasojë e mos pagesës së kësteve në banka. Nëse nuk e paguan dot për tre muaj, atëherë do të hyjë në lojë përmbarimi. E pikërisht në këtë pikë do të nisë një bombë sociale, që siç duket do të zgjojë shqiptarët për të protestuar pa i thurrir partitë. E nga dëshpërimi, ka shumë gjasa që protestat të marrin para gjithçka, e këtu të fitojnë politikanët për të fshehur e pastruar paratë e tyre. Siç ndodhi në tragjedinë e vitit 1997./Pamfleti

Kryesore #“Bomba” që pritet të shpërthejë #Rritja e kredive po zien një valë protestash në të gjithë vendin