Bota 2 Maj 2022, 22:09

Bombardimet në Odesa i marrin jetën 15-vjeçarit në kishë; një tjetër i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Bombardimet në Odesa i marrin jetën 15-vjeçarit në

Bombardimet në Odesa i marrin jetën 15-vjeçarit në kishë; një tjetër i plagosur

Detaje nga sulmi raketor rus në Odesa, i cili goditi një kishë ortodokse.

BBC raporton se një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër adoleshente mbeti e plagosur rëndë.

Përmes një mesazhi në Telegram, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Oleksiy Danilov deklaroi se shpërthimi dëmtoi dritaret dhe muret e kishës, duke bërë që çatia e ndërtesës të shembej, e për pasojë t’i merrte jetën të riut.

Nuk dihet ende se sa njerëz dhe ndërtesa të tjera janë prekur në zonë nga shpërthimi. Ndërkaq, burime për BBC thonë se kisha ndodhej shumë pranë një strukture ushtarake. Zyrtarët ukrainas fajësuan Rusinë për sulmin.

Vlen të theksohet se, Odesa – porti detar më i madh dhe më fitimprurës i Ukrainës – deri më tani është kursyer kryesisht nga luftimet. Por, gjithçka ndryshoi të shtunën, kur pista e aeroportit u dëmtua nga një sulm rus. Odesa shihet si një objektiv i rëndësishëm, strategjik dhe simbolik.

Bota #odesa bombardime konflikti Rusi-Ukrainë